Investimet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë në Elbasan, Balla: Teknologji moderne si vendet europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 1300 abonentë janë përfitues të investimit të ri që OSHEE është duke kryer për rikonstruksionin e rrjetit TU me kabllo ABC në Elbasan.

Investimi përfshin 23 kabina në një rrjet prej 41.6 km. Parashikohet gjithashtu përmirësimi i furnizimit me energji, minimizimi i defekteve dhe riparimi i tyre në kohë më të shkurtër.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla inspektoi ecurinë e punimeve në zonën e Godoleshit.

Në fjalën e tij Balla theksoi se pas këtij investimi do të ndërhyhet për rikonstruksionin e rrjetit të ujit të pijshëm në këtë zonë.

“Është një investim i domosdoshëm dhe i kërkuar nga banorët prej shumë vitesh. Falë mirëadministrimit të OSHEE sot jemi në kushtet që kjo kompani po investon në çdo cep të Shqipërisë.

Viti 2021 është viti që kemi pikun më të lartë të investimeve ndaj dhe po investohet në këtë fshat duke zëvendësuar historitë e telave që këputeshin sa herë që binte borë dhe frynte erë.

Jemi në kushtet e një teknologjie moderne që e kanë edhe vendet europiane.

Pas këtij investimi në Godolesh shumë shpejt do të nisim të investojmë për rrjetin e ujit të pijshëm”, deklaroi Balla.

Investimi parashikon uljen e nivelit të humbjeve në rrjet nga 40% në 14%. Ky investim ka impakt të mirë në mjedis dhe zhvillohet në fshatrat Godolesh, Labinot Katund, Guri i Zi, Balëz, Letan, Bradashesh, Shijon, Hajdaran, Mlizë, Shelcan etj.

Të fundit

A mund të rritet mëlçia në nyjet limfatike? Sfida e re e një startup-i

Përdorimi i nyjeve limfatike të pacientëve të gjallë si bioreaktorë të vegjël, pra mjedise në të cilat rriten sa...

Skandal në ‘Për’puthen’/ Buçi-Erikës: Për kokë të çunave po të them, o vari*****

Buçi, konkurrent i formatit ‘Për’puthen’ është çmendur nga kërcimi që Erika i ka bërë Muratit në emision. Kjo pasi Buçi është shoqëruar disa herë me...

Irani gati të sulmojë Izraelin, tension i lartë në Lindjen e Mesme

Një goditje nga Irani ndaj Izraelit është një kërcënim “real dhe i besueshëm”. Deklarata vjen nga Shtëpia e Bardhë teksa frika për një sulm të afërt...

Lufta në Ukrainë/ 399 zona banimi pa energji elektrike pas sulmeve ruse

Në Ukrainë, 399 zona banimi mbetën pa energji elektrike pas sulmveve më të fundit ruse. Kjo u njoftua nga kompania shtetërore Ukrenergo, duke shpjeguar...

“Nuk mbaj mend të ketë qenë ndonjë kërcimtar…”, Iliri Shaqiri nuk kursehet për Albi Nakon

Koreografi Ilir Shaqiri ishte i ftuar sot në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, pas një shkëputje të shkurtër nga ekrani. Mes të tjerash, Ilir...

Lajme të tjera

Web TV