Liga e Evropës, hidhet shorti i turit të 16-shes, përvijohen 8 betejat, spikat Mançester Junajtid-Milan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përvijohen 8 betejat, spikat Mançester Junajtid-Milan, gjithçka erdhi drejtpërdrejt në RTSH Sport. Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, ka hedhur të premten shortin e turit të 16-shes. Ky short, ashtu sikundër i gjithë ky sezon i Ligës së Evropës, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport.

Pas mbylljes të enjten të turit të 32-shes, veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, ka hedhur të premten shortin e turit të 16-shes. Midis përballjeve të kësaj faze me eliminim të drejtpërdrejtë spikat padyshim dueli midis Mançester Junajtid dhe Milanit. Anglezët, që e kanë fituar këtë veprimtari në 2017-ën, erdhën në turin e 32-shes pas eliminimit nga faza e grupeve të Ligës së Kampioneve, por u kualifikuan për në turin e 16-shes me një paraqitje bindëse ndaj Real Sociedadit.

Ndërsa e kundërta ishte me italianët, gjysmëfinalistë më 1972-shin dhe 2002-shin, që vuajtën në turin e 32-shes përballë Crvena Zvezdës. Ndërkaq, shorti ka dhuruar çifte kryesisht të baraspeshuara në duelet e tjera, duke shmangur edhe përballjet e skuadrave të të njëjtit vend. Ajaks do të sfidohet nga zviceranët e Jang Bojs, që janë debutues në këtë fazë, kurse intrigues janë edhe duelet Dinamo Kiev-Vijareal dhe Roma-Shahtjor Donjeck.

Dy skuadrat e tjera angleze, Arsenali dhe Tohenhemi, sfidojnë dy ekipe të njohura ballkanase, përkatësisht Olimpiakosin dhe Dinamon e Zagrebit, ndërsa në dy çiftet e fundit, Sllavia e Pragës përballet me Gllasgou Rejnxhërs, ndërsa Molde sfidon Granadën. Ndeshjet e para të turit të 16-shes luhen më 11 mars, ndërsa ato të kthimit, një javë më pas, më 18 mars 2021.

Liga e Evropës
Shorti i turit të 16-shes

Ajaks – Jang Bojs
Dinamo Kiev – Vijareal
Roma – Shahtjor Donjeck
Olimpiakos – Arsenal
Dinamo Zagreb – Totenhem
Mançester Junajtid – Milan
Sllavia Pragës – Gllasgou Rejnxhërs
Granada – Molde

Lexo edhe :  Gjermania “vallëzon” dhe mposht pastër Francën në Lyon

Ndeshjet e para të turit të 16-shes luhen më 11 mars, ndërsa ato të kthimit, më 18 mars 2021.

Të fundit

“Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën”, Haklaj: SPAK do t’i shkojë deri në fund

Ish-deputeti Azgan Haklaj deklaroi në 'Studio Live' se pronari i spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu është ortak me Shkëlzen Berishën. Sipas...

Njëra është aseksuale dhe tjetra e dashuruar, motrat siameze rrëfejnë marrëdhënien e tyre

Motrat binjake 22-vjeçare të bashkuara, të cilat janë të ngjitura në bust dhe ndajnë një sistem riprodhues, kanë zbuluar se si ia dalin mbanë...

Balluku në Lushnje: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës

Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të vijojë të mbetet i pandryshuar, duke mos rritur kostot e këtyre subjekteve. Sistemi i ri i...

Të mungon dikush? Si ta përballosh ndjesinë e vetmisë

Njerëzit janë nga natyra krijesa shoqërore. Shumica e njerëzve dëshirojnë intimitet, shoqëri dhe lidhje të qëndrueshme me të tjerët. Megjithatë, në anën tjetër të...

Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe/ Paralizohet lëvizja në pikat kufitare

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në 08.00...

Lajme të tjera

Web TV