“Më vdekjeprurës”/ Ekspertët ngrenë alarmin për variantin kalifornian të COVID: Duhet studiuar urgjentisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Varianti i koronavirusit i identifikuar në Kaliforni, është më infektues sesa lloji origjinal i virusit, ka më shumë të ngjarë të shkaktojë formë më të rëndë të sëmundjes dhe është pjesërisht rezistent ndaj antitrupave, sugjeron një studim i hershëm.

“Djalli është tashmë këtu”, tha për Charles Chiu, një mjek i sëmundjeve infektive dhe ekspert i sekuencave në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco (UCSF), i cili drejtoi studimin.

“Do të doja të ishte ndryshe. Por shkenca është shkencë”, shtoi ai, duke thënë po ashtu se ai mund të jetë edhe më vdekjeprurës.

Ekspertë të tjerë thonë se duhen më shumë të dhëna para se të nxirren përfundime në lidhje me variantin tjetër të ri të identifikuar.

Ky variant u gjet për herë të parë në Kaliforni dhe tani është identifikuar në të gjithë SHBA dhe në vende të tjera, duke përfshirë Australinë, Danimarkën, Meksikën dhe Tajvanin, sipas GISAID.

Autorët e studimit thanë se varianti i ri duhet të studiohet urgjentisht.

Sipas tyre, ky variant është më infektues sepse u zbulua ekzistonte dyfishi i sasisë së virusit në tamponët e personave të infektuar me të. Kjo mund të nënkuptojë se njerëzit me këtë variant mbartin më shumë grimca virusi, dhe ka më shumë të ngjarë të kalojnë virusin tek të tjerët.

Së dyti, varianti në Kaliforni ka një mutacion, të quajtur L452R, në proteinën e tij spike – pjesën e virusit që përdoret për të infektuar qelizat. Sipas autorëve, ai ishte në gjendje të infektonte indin e mushkërive të njeriut të paktën 40% më lehtë se variantet e tjera dhe ishte tre herë më infektues.

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV