“Shërohu, se nuk po e shtyj dot më!”/ I dashuri i shkon poshtë shtëpisë Fjoralba Ponarit, lot dhe emocione të forta! (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një episod i veçantë sot në “Më thuaj një Dëshirë”, kësaj herë jo vetëm për fëmijët, por mbi të gjitha për vetë moderatoren e programit, Fjoralba Ponarin.

Para pak ditëve, Fjoralba i njoftoi ndjekësit e saj në rrjetet sociale se ishte riinfektuar nga Covid-19, rreth 7 muaj pasi u infektua për herë të parë. Ndaj, fëmijët, familjarët, miqtë dhe i dashuri, i kanë bërë asaj sot surprizën më të madhe.
Dy shoqet e saj, moderatoret Nevina Shtylla dhe Argjira Spanca, së bashku me tre fëmijë, kanë qenë surpriza e parë.
Momente shumë emocionuese u përcollën me videomesazhet, por ajo që e përloti moderatoren ishte mesazhi që gjyshërit e saj i kishin dërguar.

Nevina dhe Argjira, zbuluan edhe një prej dëshirave më të mëdha të Fjoralbës; ajo është e dashuruar me koncertin e fundvitit të Vjenës, ndaj stafi i emisionit i solli poshtë ballkonit pak nga kjo atmosferë. Dy bileta në çift për ta ndjekur koncertin e ardhshëm nga afër dhe një mesazh emocionues dashurie në kohërat e Covid-19.

Për herë të parë në një dalje publike, i dashuri i moderatores, Francesco, e ka surprizuar atë me një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë.

Fjoralba e ka mbajtur marrëdhënien e saj larg vëmendjes së kamerave, ndaj ka qenë një habi edhe për shoqet e saj prezenca e Francescos në program.

“Shërohu shpejt se nuk po shtyhet më kështu”, i ka thënë ai Fjoralbës, ndërsa ajo mes lotësh, i është përgjigjur; “Më ka marrë shumë malli!”/TCH


Të fundit

Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet për viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë dhe paraprakisht dyshohet për viktima. Dy mjete janë...

Si të ishim nën pushtim

Nga Frrok Çupi Po të ishim të pushtuar, atëherë do ta dinim pse e ndryshonim sjelljen nga mëngjesi në mbrëmje: Do t’i kishim prerë dasmat dhe...

Temperatura ‘përvëluese’ edhe ditën e sotme, arrijnë deri në 41°C

Masat ajrore nga veriu i Afrikës do të vijojnë të kushtëzojnë kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë republikën e Shqipërisë, sipas MeteoAlb. Parashikohet...

E vërteta absolute, pamundësia e një objekti hetimi

Nga Leonard Veizi Shqiptarët mendojnë se ia hodhën pandemisë, maskat i vërtitën në koshin e mbeturinave dhe alkoolin që kishin marrë me shumicë për të...

Kërkesat për Venezian dhe shmangia e përgjegjësisë

Nga Plator Nesturi Vendimi për tia deleguar vendimin a interpretimin Komisionit të Venezias për çështjen e zgjedhjeve vendore të 30 korrikut, nuk la shije të...

Lajme të tjera

Web TV