Ia rrëmbyen serbët/ Rrëfimi i dhimbshëm i babit që pa për herë të fundit djalin kur ishte 18 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rrëfim i dhimbshëm vjen nga një baba që për vite me radhë nuk ka parë djalin e tij, të cilit serbët ia morën kur ai ishte 18 vjeç. Maliq Kryeziu tregon se si Mentori, bashkë me rreth 80 burra të tjerë u rrëmbyen nga serbët në luftë, për të mos u kthyer kurrë më.

“Gjatë ofenzives së parë familja ime ishte këtu mandej pat një tërheqje në mars 1998 në vitin 1999 sulmoj NATO, dhe nuk na mbeti asgjë tjetër veç se ta lëshojmë fshatin, kishin ardhur diku 30 tanke dhe na gjuanin i kemi marrë familjet dhe jemi nis drejtë fshatit Drenoc prej aty vazhduam në Turiak dy ditë ndejtëm aty por kur filluan bombardimet. I morëm familjet dhe u nisëm drejtë fshatit Llapqev tek miqtë e mi, ishim aty ku gjuajtën granatë dhe e rrokën shtëpinë ku u plagos një person aty’’, ka thënë Kryeziu në Kanal10.

Më tej ai tregon se forcat serbe hyn në Llapqev dhe kishin zënë pritë familjen e tij.

“I kishin thënë që të niseshin për Shqipëri dhe ata ishin nisur për atje. Isha me djemtë e me vajzat ecëm dhe kur jemi ardhu tek rruga e ngushtë në Kralan më ka kap njëri për krahu dhe më ka nda prej kolonës dhe me tha nxjerrë kuletën dhe mi mori të gjitha paratë dhe me tha: ikni! E kur mbërritëm tek vendi ku ish bo krimi më tha ndalu një polic; “Ndalu”. I thash që sapo me ndali palici ma herët më dha një shkelm dhe më detyroj mu desh shok e naltë aty ishte edhe Mentori’’, tha Kryeziu.

Lexo edhe :  Studimi i ri/ Tingujt që përmirësojnë gjendjen tuaj shpirtërore

“Të nesërmen na erdhën dy kamion dhe i morën një pjesë me i dërgu në Shqipëri dhe na mbetëm ende aty, erdhën një grup 8 a 10 ushtarë dhe filluan me na nda, i thash Mentorit ule kokën dhe mos i shiko”.

“Mentori më kapi krahun dhe njëri polic e pa dhe erdh e kapi për krahu, unë isha në fund të kolonës dhe Mentori ishte në fund të kolonës tjetër, dhe aty ishte hera e fundit kur e kom pa djalin” -tha Kryeziu.

Të fundit

Aktorja thotë se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare: Prisni derisa të jeni gati

Rebel Wilson, në një intervistë për People, i tregoi botës e e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo...

“Ema, babi yt i heq jorganin vajzave…”/ Egla ngacmon Jetmirin, ja si reagon ai

Ditët në shtëpinë më të ndjekur të ‘BBV3’, vazhdojnë të jenë të zhurmshme. Pasditen e sotme, teksa qëndronin në oborr, Egla ka sulmuar Jetmirin...

Detaje të reja nga vrasja e Pëllumb Metës/ Arma u ble 1 ditë para krimit, tjetër person..

Rreth një muaj më parë, opinioni publik u shokua nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku Pëllumb Meta u...

Porositi ekzekutimin e ish-bashkëshortes, jepet pretenca për avokatin Alban Bengasi

Prokuroria ka kërkuar këtë të enjte 6 vite e 6 muaj burg për avokatin Alban Bengasi i cili akuzohet se ka porositur eliminimin e...

Gazetarja Anduena Llabani: Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit

Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të bëhen nga persona...

Lajme të tjera

Web TV