“Idhulli im ndërroi jetë”, dedikimi i ndjerë i djalit të Kujtim Gjonaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 74 vjeçare skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Kujtim Gjonaj, pasi nuk arriti dot të fitonte betejën me koronavirusin.

Djali i tij Genti Gjonaj ka bërë një dedikim prekës për të atin, që e cilëson si idhullin e tij. Ai thotë se i ati kaloi shumë peripeci shëndetësore dhe dha shumë në jetë me humanizmin dhe vlerat e pamata që e karakterizonin.

“Kujtim Gjonaj, babai im, idhulli im, gjyshi i urtë dhe i dashur i fëmijëve të mi, i fëmijëve të motrës, Valbona, dhe vëllait Martin, ndërroi jetë qetësisht në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kaloi me dinjitet shumë peripeci shëndetësore, shumë vështirësi jetësore, dha shumë në jetë, me dijen e vet, humanizmin, vlerat e pamata, por sot në 18.30 datë 28 shkurt 2021, u nda nga kjo jetë.

Ne, fëmijët e tij, miqtë e tij do t’i japim nesër një strehë tjetër, pranë prindërve të vet që i deshi aq shumë. Ceremonia e varrimit do të jetë nesër në orën 14.00, në Sharrë, duke u nisur nga shtëpia e funeralit Alba, tek Medreseja.

Nderimet për të, në një moment të dytë dhe gjithë jetën.

Me peshën e një kumti kaq të dhimbshëm, ju falënderoj për mesazhet e ngushëllimit… Ju ardhshim për gëzime…”, shkruan Genti Gjonaj.

Të fundit

Punimet në rrugën e Arbrit/ Devijohet qarkullimi në rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se qarkullimi i mjeteve në rrugën e Arbrit do të devijohet për shkak të punimeve...

OBSH: Transmetimi i gripit të shpendëve tek njerëzit mbetet një shqetësim i madh

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin për përhapjen në rritje të variantit H5N1 të gripit të shpendëve te speciet e tjera, përfshirë njerëzit. Ekziston frika...

Tiranë/ Djali e nxori në rrugë, nëna: Më ndihmoni, dua të vdes në shtëpinë time (VIDEO)

Esma Toluli është 86-vjeçarja, që prej 3 muajsh sorollatet sa në një hotel në tjetrin, pasi në apartamentin e saj në rrugën “Margarita Tutulani”...

Gjuha e ashpër e Metës ndaj Dumanit dhe SPAK, reagon ambasadori i BE Tiranë

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me sulmet e kreut të PL Ilir Meta ndaj SPAK. “Sulmet ndaj gjyqësorit nuk...

Punimet në Rrugën e Arbrit, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punës për përfundimin e të gjitha punimeve të asfaltit ne Rrugën e Arbrit, do të ketë...

Lajme të tjera

Web TV