Si ta përdorësh lëngun e domates për të pasur një zemër të fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesa duke domatja mund të jetë çelësi për një zemër më të fortë dhe kolesterol më të ulët.

Sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për shumicën e vdekjeve në vendin tonë.

Të përhapura me shpejtësi, kanë një sërë faktorësh nga pas që i shkaktojnë, transmeton lajmi.net.

Këta faktorë mund të varen që nga stili i jetesës, duhan pirja apo ushqimi i keq. Eliminimi i këtyre proceseve dhe zakoneve të përditshme mund të japë rezultate pozitive përsa i përket shëndetit të zemrës.

Gjithsesi faktori kryesor që është mosha mbetet një ndër rrisqet kryesore për zhvillimin e kësaj sëmundje.

Pra, teksa popullatat plaken rëndësia për të gjetur një kurë që ul rrezikun dhe përmirëson shëndetin është thelbësore.

Mesa duke domatja mund të jetë çelësi për një zemër më të fortë dhe kolesterol më të ulët.

Si ndikon lëngu i domates

Ushqimi i mirë është pa dyshim gjithnjë rruga drejt një trupi dhe mendje të shëndetshme.

Konsumimi i disa ushqimeve të veçanta mund të sjellë për organizmin një sërë vlerash dhe vitaminash. Së fundmi këtë thonë edhe ekspertët.

Sipas një studimi të publikuar në Food Science & Nutrition, lëngu i freskët i domateve ndihmon në uljen e kolesterolit dhe presionit të lartë të gjakut.

Kjo pasi domatja përmban një variacion vlerash dhe mineralesh bioactive siç janë karotenoidet, vitamina A dhe kalciumi.

Përzierja e këtyre mineraleve dhe vitaminave së bashku ndihmon për një gjendje më të mirë fizike, psikologjike duke parandaluar edhe sëmundjet kardiovaskulare.

Sa duhet të konsumoni çdo ditë

Sipas një studimi 1 vjeçar ku morën pjesë 184 burra dhe 297 gra, lëngu i domates ndihmon sëmundjet e zemrës. Gjatë kësaj periudhe këta persona konsuamuan çdo ditë lëng të freskët domateje, përafërsisht 200-250 ml.

Lexo edhe :  Hulumtimi: Kafja zvogëlon rrezikun e përsëritjes së kancerit të zorrëve

Të dhënat e mbledhura në fillim dhe në fund të këtij studimi treguan për nivele kolesteroli dhe presion gjaku më të ulët.

Sipas guidës së ekspertëve, lëngu i domates arriti të ulë presionin e gjakut mesatarisht nga hipertensioni i shkallës 2 në atë të shkallës 1.

Ndikimi në arterie

Një nga faktorët kryesorë që shkaktojnë problemet e zemrës janë dhe problemet me arteriet që furnizojnë zëmrën me gjak.

Quajtur ndryshe artereoskleroza, ndodh kur enët e gjakut dhe arteriet kryesore fillojnë e bllokohen nga presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë.

Dëmi që i shkaktohet zemrës dhe arterieve njëkohësisht mund të parandalohet dhe zvogëlohet nëse konsumoni lëng domatesh.

Lëngu i domates së freskët nëse konsumohet për 8 jave sipas ekspertëve mund të ndihmojë në uljen e niveleve të yndyrës në gjak.

Kryesisht kjo është e vërtetë për gradë në moshë të mesme rreth sipër të 50-tave. Konsumimi i të paktën një gote lëng domateje të freskët dhe pa kripë çdo ditë ndihmon në rregullimin e shëndetit të zemrës.

Të fundit

Skema e re për vitet e punës/ Vështirësitë e pagesave me bankën për pensionet

Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do...

“Të bashkojmë forcat”/ Rama: Procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar që po mbahet këtë të enjte theksoi se procesi i integrimit në BE kërkon dije...

Instagram me ndryshime të reja, fillon të kufizojë “përmbajtjen politike”

Kompania Meta ka nisur të praktikojë një opsion të ri në Instagram dhe Treads, i cili është kufizimi i “përmbajtjes politike”. Firma njoftoi lançimin e...

Meta jep lajmin e mirë: Do rriten pagat për sektorin publik, ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria pritet të miratojë gjatë javës së ardhshme detajet në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason. Kjo gjë...

Vënia në pranga dhe dorëheqja e Goros, OMONIA ngre pikëpyetjet për pronat në Himarë

Komuniteti grek në Shqipëri, OMONIA ka reguar pas arrestimit dhe dorëheqjes së kryebashkiakut në detyrë të Himarë, Jorgo Goro. Në deklaratën e tyre, thuhet se...

Lajme të tjera

Web TV