Kupa e Gjermanisë, në mesjavë, çerekfinalet, spikatin dy duele të Bundesligës 1

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ASNN – Ndeshjet më të spikatura do të vijnë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së. Të martën dhe të mërkurën rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë dy përballjet më të spikatura të çerekfinaleve të Kupës së Gjermanisë në futboll. Kjo veprimtari, që është një nga ekskluzivitetet e spikatura sportive të transmetuesit publik, ka dhuruar deri më tani spektakël dhe të papritura.

Kupa e Gjermanisë në futboll, që është një nga ekskluzivitetet e spikatura sportive të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar dhe ka dhuruar spektakël dhe të papritura, që kulmuan në mbyllje të turit të 32-shes edhe eliminimin e papritur dhe dramatik të fitueses në fuqi të këtij trofeu, Bajernit të Mynihut, luan në mesjavë 4 duelet e çerekfinaleve.

Në përballjen që çel të martën siparin e këtyre çerekfinaleve, Jahn Regensburgu i Bundesligës së dytë sfidon Verder Bremenin e Bundesligës së parë, në takimin që nis në ora 18:30, ndërsa duke nisur nga ora 20:45, vjen përballja e Bundesligës së parë, midis Borusias së Mënshengladbahut dhe Borusias së Dortmundit, që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga RTSH Sport.

Ndërkaq, të mërkurën, ekipi që eliminoi Bajernin, Holshten Kili i Bundesligës së dytë, sfidon skuadrën e vetme amatore që ka mbetur në lojë, Rot-Vajs Esenin, në duelin që nis në ora 18:30. Eseni eliminoi në turin e 16-shes Bajer Leverkusenin, ndërsa Holshten Kili mposhti rivalen e Bundesligës së dytë, Darmshtadtin. Në përballjen e fundit çerekfinale, që nis në ora 20:45 dhe do të vijë drejtpërdrejt në RTSH 3, përballen dy skuadrat e Bundesligës së parë, Lajpcigu dhe Volfsburgu.

Kupa e Gjermanisë
Turi i 16-shes:

Të martën, 2 mars 2021:
Jahn Regensburg – Verder Bremen (18:30)
Borusia Mënshengladbah – Borusia Dortmund (20:45)

Lexo edhe :  PSG “shkelmon” Barcelonën jashtë Championsit, katalanasit nuk rezistojnë me 10-të lojtarë

Të mërkurën, 3 mars 2021:

Rot-Vajs Esen – Holshten Kil (18:30)
Lajpcig – Volfsburg (20:45)

Të fundit

Lufta në PL/ Betejë brenda partisë dhe shtëpisë

Monika Kryemadhi e ka sfiduar dje Ilir Metën me një mesazh që mbante si print në bluzën e saj....

Media franceze: Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike

E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria, me 70% të territorit të mbuluar nga një reliev kryesisht malor, ende nuk i ka zbuluar të gjitha...

‘Nuk jam krenar!’ Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë

Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike aktualisht pedagog në gazetari ishte i ftuar sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama. Rama kërkoi ndjesë publike për...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dhe shiten euro dhe dollari sot

Sot, më 20 prill 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 lekë dhe shitet me 95.4 lekë. Euro blihet me 100.8 lekë dhe shitet 101.6 lekë. Franga zvicerane...

Lajme të tjera

Web TV