Stivën Xherrard, hija e Jurgen Klopit tek Liverpuli, vjen ish-kapiteni nëse largohet gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Largimi i mundshëm i gjermanit drejt përfaqësueses thërret në stol ish-kapitenin. E përditshmja britanike, “Mirror” shkruan se DFB-ja po planifikon largimin e Joakim Lëvin dhe zëvendësimin e tij me Jurgen Klopin, ofertë kjo që për ish-trajnerin e Dortmund do të ishte e parefuzueshme. Ndërkohë, si kandidaturë për të zëvendësuar gjermanin ka dalë ish-kapiteni Stivën Xherrard.

Liverpuli po monitoron situatën e Stiven Xherrardit, si kandidaturë për të zëvendësuar Jurgen Klopin, nëse Federata Gjermane e Futbollit (DFB), e thërret këtë të fundit për ta drejtuar ekipin përfaqësues. Është e përditshmja britanike, “Mirror” shkruan se DFB-ja po planifikon largimin e Joakim Lëvin dhe zëvendësimin e tij me Klopin, ofertë kjo që për ish-trajnerin e Dortmund do të ishte e parefuzueshme.

Xherrardi po kalon një periudhë të shkëlqyer si trajner me ekipin e tij Gllasgou Rejnxhërs, që po mbizotëron në kampionatin skocez, ndërsa ka arritur edhe në turin e 16-shes së Ligës së Evropës. Kjo ecuri u ka bërë përshtypje edhe pronarëve të Liverpulit, të cilët po e ndjekin nga afër punën e ish-futbollistit të njohur anglez. Ndonëse Federata Gjermane e ka rikonfirmuar Lëvin në krye të stolit të përfaqësueses, pikëpyetje të shumta mbeten, sidomos pas asaj humbjeje 0-6 të pësuar në Ligën e Kombeve të Evropës përballë Spanjës.

Ndërkaq, në një zhvillim tjetër, Xherdan Shaqiri, ka vendosur të largohet nga Liverpuli këtë verë. Futbollisti nga Zhegra e Kosovës ka edhe dy vjet në kontratën e tij aktuale, por është zhgënjyer për mungesën e minutave te Liverpuli. Për këtë arsye, sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Shaqiri dëshiron të largohet në fund të sezonit, me Liverpulin që do të ishte i lumtur nëse do ta shiste për 25 milionë euro.

Të fundit

“Kjo verë parashikohet me temperatura të larta”, ja masat për parandalimin e zjarreve

Edhe vera e këtij viti parashikohet të jetë me temperatura tepër të larta për shkak të ndryshimeve klimatike ndaj...

“Kishte dorë që i vogël!”/ Avokati shpërthen ashpër ndaj Metës: Si e shtriu hajdutërinë

Avokati Idajet Beqiri ka treguar sot një episod nga jeta e tij gjatë kohës që punonte në Skrapar. Sipas tij, Ilir Meta njihej si hajdut...

Ndodh në Pogradec! Peshkatari kap në liqenit të Ohrit koranin mbi 13 kg (FOTOT)

Ndodh në Pogradec! Një peshkatar kap në ujërat e liqenit të Ohrit një peshk Koran më shumë se 13 kg. Peshkatari, i cili e ushtron...

Kumbaro ultimatum prefektëve: Zero tolerancë për struktura betoni në plazhe

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mblodhi në një takim prefektët e 12 qarqeve të vendit për t’u komunikuar prioritetet mbi mbarëvajtjen e...

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, si arritën shqiptarët të korruptonin latino-amerikanët

Është zhvilluar dhe në Belgjikë seanca e radhës për një nga proceset “SKY ECC” me 40 të pandehur, shqiptarë e kolumbianë, të akuzuar për...

Lajme të tjera

Web TV