Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Gjorm të Vlorës ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Sipas informacioneve për mediat, ka ndërruar jetë i riu Mustafa Kapak.
Mësohet se ai i ka dalë përpara një automjeti dhe për pasojë ka marr dëmtime të rënda dhe ka humbur jetën në spital.
Prej kohësh ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.