Formula 1, 386 milion dollarë humbje në 2020-ën, mësohet shifrat e sezonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Formula 1 ka pësuar humbje të mëdha financiare gjatë vitit 2020. Mungesa e spektatorëve, ndryshimet e orareve të garave, si dhe numri i pakët i tyre, përgjatë vitit të kaluar, bënë që kompania që e organizon atë, “Liberty Media”, të pësonte 386 milionë dollarë humbje.

Të ardhurat e Formula 1, në 2020-ën ranë me 44%, në krahasim me 2019-ën. Me pak fjalë, Formula 1 shënoi një humbje të madhe në vitin 2020 pasi epidemia e Covid-19-ës, që shpërtheu në nivel global, ndikoi në kalendar dhe që garat zhvilloheshin pa spektatorë.
Bëhet fjalë për një humbje prej 386 milionë dollarësh për sezonin 2020.

Rezultatet financiare të vitit të plotë të “Liberty Media”, të cilat u publikuan në faqen e saj, zbulojnë se të ardhurat e F1 ranë me 44%, me një humbje totale prej 386 milionë dollarë, krahasuar me vitin e kaluar. Të ardhurat e përgjithshme ishin nga 2,022 milionë dollarë në 2019, në 1,145 milionë sezonin e kaluar, ndërsa fitimi modest prej 17 milionë dollarësh në 2019-ën, u kthye në një humbje operative prej 386 milion dollarë, pasi kjo shumë u shpërnda për ekipet pjesëmarrëse.

Pagesat totale të ndara midis 10 ekipeve ranë nga 1,012 milionë dollarë në 2019-ën, në vetëm 711 milionë dollarë në 2020-ën. “Liberty Media” shpjegoi kështu këtë fakt: “Pagesat ekipore u zvogëluan gjatë gjithë vitit, të nxitur nga tkurrja e të ardhurave në Formula 1 dhe ndikimi i tyre në llogaritjen e elementeve të ndryshëm të pagesave të ekipit. Pagesat ekipore në vitin 2020 përfshinin tarifat, të cilat ishin nënshkruan në marrëveshjen e “Konkordit 2021”.” Një mungesë të ardhurash u vu re edhe nga mos pagesat e tarifave përkatëse nga shumë vende organizatore garash.

Lexo edhe :  Historike/ Gjeorgjia mposht Greqinë pas 11-metërshave dhe shkon në grupet e EURO 2024

Kjo bëri që të ardhurat të uleshin me 12%, nga 30% që ishin në 2019. Edhe për këtë fakt, “Liberty Media” sqaron: “Të ardhurat nga promovimi i garës u ulën pasi tifozët u ndaluan të merrnin pjesë në të gjitha garat, përveç 3 prej tyre, gjë që çoi në ndryshime të kushteve kontraktuale të garave të planifikuara fillimisht që mbetën në kalendarin e vitit 2020, me të ardhura të kufizuara të gjeneruara nga garat e zëvendësuese.”

Vetëm të ardhurat nga transmetimi televiziv përbënë një përqindje më të madhe të totalit të të ardhurave primare, nga 38%, në 55%. Edhe pjesa e të ardhurave nga reklamat dhe sponsorizimet në totalin e të ardhurave primare u rrit pak, nga 15%, në 17%.

Të fundit

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të...

Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik

Universiteti i mjekësisë shpall kriteret e pranimit për maturantët që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor. Zhurma e madhe që shkaktuan protestat e...

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e mbi 10.000 dollarë në treg,...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Lajme të tjera

Web TV