Futboll-Femra/ Kampionati i Nën-15-vjeçareve, për të tërhequr sa më shumë vajza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turneu më i ri, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), Kampionati Kombëtar i grupmoshës Nën-15-vjeç për femra ka nisur të tërheqë vëmendje dhe interes nga vajzat e reja në të gjithë vendin. Prej më shumë se një muaji, ky turne ka nisur të luhet në të gjithë Shqipërinë, teksa të dielën në Elbasan u luajtën edhe dy ndeshjet e Grupit B, me Lushnjën që mundi Elbasanin 2-1, ndërsa Apolonia fitoi me poker golash ndaj Pogradecit.

Këto ndeshje u ndoqën edhe nga Përgjegjësi i Sektorit të Futbollit të Femrave në FSHF, Florian Riza, i cili tha në një prononcim për faqen zyrtare në Internet të organizmi që qeveris futbollin në vend, se ky kampionat ka shumë përfitime për vajzat që i janë bashkuar sportit më popullor në botë. “Federata Shqiptare e Futbollit është gjithmonë e gatshme për promovimin e futbollit të femrave e të vajzave”, – ka deklaruar ai.
“Duke i stimuluar ato si materialisht, financiarisht dhe moralisht për të qenë futbollistet e ardhshme të Elbasanit dhe të Lushnjës, – ka vijuar Riza. – Mendojmë se ky është një kampionat që i bën vajzat të shëndetshme, u jep atyre të gjitha benefitet e duhura që ofron futbolli dhe shpresojmë që e ardhmja të jetë e ndritur për to.” Ndërsa, trajneri i Elbasanit të Nën-15-vjeçareve, Ilir Hoxha, vlerësoi nismën e FSHF-së dhe është i bindur se pjesëmarrja e vajzave të turne të tillë është mjaft e vlefshme.

“Falënderoj jashtë mase FSHF-në që ka organizuar këtë kampionat me pjesëmarrje shumë të madhe për femrat, sepse është shumë e rëndësishme që femrat të ushtrojnë sportin, – ka thënë ai. – Sa i përket pjesëmarrjes, kemi pasur vështirësi, por themi që ia kemi arritur qëllimit me pjesëmarrjen tonë. Presim rezultate dhe që ndikimi i sportit në shoqëri të jetë më i mirë. U bëj apel edhe prindërve që t’i nxisin vajzat të marrin pjesë në futboll.”
Në të njëjtë linjë është edhe trajneri i Nën-15-vjeçareve të Lushnjës, Hekuran Korreshi, i cili falënderon të gjithë ata që po angazhohen për organizimin e këtij kampionati. “Po mundohemi të organizojmë me anë të mundësisë që na ka dhënë Federata e Futbollit një turne shumë të veçantë siç është Kampionati Kombëtar të Nën-15-vjeçareve për femra, – tha ai. – Falënderoj Elbasanin, Apoloninë, Pogradecin dhe të gjitha klubet që angazhohen për këtë kampionat.”

Lexo edhe :  Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Ndërkaq, kapitenia e Nën-15-vjeçareve të Lushnjës, Anversa Muça, u bëri thirrje të gjitha vajzave moshatare që t’i bashkohen futbollit: “Jam e lumtur që jam pjesë e ekipit të Lushnjës dhe u bëj thirrje të gjitha vajzave që të na bashkohen, të argëtohen dhe pse të mos bëhet kështu dikush në jetë”, – tha ajo, kurse homologia e saj, kapitenia e Nën-15-vjeçareve të Elbasanit, Xhoi Hasa, shpreson që vajzat ta përfaqësojnë sa më mirë emrin e qytetit të tyre.

“Të gjithë vajzat e Elbasanit vijnë në ekipin tonë të marrin pjesë, sepse përfaqësojmë qytetin tonë dhe mund ta çojmë ekipin e këtij qytetit në një nivel më të lartë”, – tha Hasa.

Kampionati Kombëtar i Futbollit për femra
për grupmoshën e Nën-15-vjeçareve

Grupi B

Java e dytë:

Elbasani – Lushnja 1-2
Apolonia – Pogradeci 4-0

Të fundit

Zbardhet pasuria e Albin Kurtit/ Sa të ardhura dhe shpenzime ka kryeministri i Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me...

“Je i poshtër”/ Nuk përmbahet Egla, ia ‘plas në sy’ Arbër Hajdarit:Duhet të zëvendësohesh

Me diskutime të shumta u shoqërua darka e mbrëmjes së kaluar në ‘Big Brother VIP Albania’, ku pjesë e saj ishte moderatori Ledion Liço...

Kreu i PL-së bën mea-culpa, tregon ‘gabimin e tij të madh’: Askush nuk merr më poste…

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë “mea cupla”, teksa tregoi “gabimin e tij të madh” që duke mos ndërtuar një sistem meritokratik brenda...

Arrestimi i Soni Malajt, Don Phenom-it dhe Vllasaliut, VIP-at marrin vendimin e papritur

Telashe me drejtësinë për artistët shqiptarë në Zvicër. Ashtu edhe si ka qarkulluar në media, Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliu janë arrestuar...

Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush

Nga Çapajev Gjokutaj  Mirë e kishe shkruar statusin e sotëm – më tha arkëtarja e marketit, juriste në profesion – po bën mirë t’i thuash...

Lajme të tjera

Web TV