Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa të infektuar dhe viktima në 24 orët e fundit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë vaksinuar 732 persona, janë bërë 3369 testime nga të cilat 892 raste të reja, 19 humbje jete dhe 760 të shëruar në 24 orët e fundit.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 732 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 15,027 vaksinime. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3369 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 892 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 374 raste në Tiranë, 55 në Fier, 47 në Vlorë, 45 në Durrës, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Krujë, Berat, nga 25 raste në Kavajë, Lushnje, Kuçovë, 23 në Librazhd, 22 në Gjirokastër, 17 në Mallakastër, 15 në Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Mirditë, 10 në Përmet, nga 9 raste në Sarandë, Shijak, nga 8 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, nga 7 raste në Kamëz, Tepelenë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Devoll, Has, Malësi e Madhe, Peqin, 3 në Vorë, nga 2 raste në Pogradec, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Pukë, Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Bulqizë, Memaliaj, Maliq, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 760 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 71,173 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Mati, të moshave 48-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Lexo edhe :  Nuk pranoi lidhjen e vajzës 17-vjeçare, shqiptari merr armën për ta vrarë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (2 Mars 2021)

Raste të reja ditore 892

Të shëruar në 24 orë 760

Të shtruar në spitale 650

Humbje jete në 24 orë 19

Testime ditore 3369

Testime totale 472,868

Raste pozitive 108,823

Raste të shëruara 71,173

Raste Aktive 35,815

Humbje jete 1,835

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23123

Fier 2657 Vlorë 1789 Durrës 1651 Shkodër 1357 Gjirokastër 1140 Elbasan 917 Korçë 865 Berat 840 Lezhë 790 Dibër 347 Kukës 339.

Të fundit

“Me shëndet o shef”/ Nis vaksinimi i forcave policore tek “Air Albania”, Rama uron efektivët

Sot ka nisur vaksinimi i forcave policore tek “Air Albania”. Kryeministri Edi Rama ndodhet në stadium për të inspektuar...

“Duet shumë shpejt”, Arjan Konomi paralajmëron bashkëpunim me këngëtarin e njohur

Arjan Konomi është ndër emrat më të përfolur ditëve të fundit, kjo dhe për vetë rolin që ai ka në emisionin “Për’puthen”. Së fundmi ai...

Zjarri përfshin godinën e spitalit/ Kirurgët kryejnë operacionin e zemrës mes flakëve

Një ekip mjekësor në një spital rus përfundoi me sukses një operacion të zemrës së hapur mbi një pacient ndërsa zjarrfikësit luftuan për të...

Ngacmoi seksualisht një minoren, policia prangos 64-vjeçarin

Një 64 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi ka abuzuar seksualisht me një 17 vjeçar. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit...

Ju del gjumi çdo natë në të njëjtën orë, kjo është arsyeja

Rreth 4-6 zgjime janë normale gjatë natës. Por, nëse ju ndodh të zgjoheni gjithmonë në të njëjtën orë, ka disa arsye. Se cilat janë,...

Lajme të tjera

Web TV