Rama: Kemi gati pasaportën dixhitale të vaksinimit, shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radha!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vendi ynë ka gati pasaportën dixhitale të vaksinimit. Kjo si një formë përgatitjeje nëse vendet e tjera e vendosin kusht udhëtimi.

“Falë revolucionit dixhital kemi një sistem që garanton transparencë dhe kemi pasaportën dixhitale të vaksinimit, duke u përgatitur për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nëse nuk do të ishte dixhitalizimi i shërbimeve, tërmeti dhe pandemia nuk do ishte përballuar siç ka ndodhur deri më tani. Ai ka bërë një pasqyrim të shifrave, ku tha se nëpërmjet shërbimeve online shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radhë.

“Nuk do kishim përballuar nëse nuk do ishim në fazën e këtij revolucioni, përfytyroni vetëm për një çast se çfarë do mund të bënim nëse në momentin kur duhet të garantonim mbylljen e përgjithshme të një viti më parë, nuk do kishim mundësi t’u shërbenim qytetarëve në nevojë për të dalë nga shtëpia.

Parafytyroni nëse sikur kjo ngjarje shumë e rëndë, do të na kishte gjetur në kohën kur, ky shtet kishte vetëm 1% të shërbimeve online, dhe vetëm 50 mijë përdorues të këtyre shërbimeve. Ndërkohë që sot, nga 14 shërbime që ishin kur ne e nisëm këtë revolucion kemi 1207 shërbime dhe nga 50 mijë përdorues kemi 1.87 mln përdorues. Nga 51 mijë aplikime, për shërbimin online për 2013 sot në 2021 kemi 7.7 mln. Nëse në 2013 kishte vetëm 6 regjistra elektronikë, me total 680 mijë transaksione sot ka 55 data bazë me 145 transaksione, ndërveprime, 211 herë më shumë.

Nga ana tjetër, kemi bërë një llogari dhe pa këtë revolucion deri në këtë fazë ku ka ardhur ne do të kishim konsumuar 472 vjet pritje në radha, janë shkurtuar 472 vjet kohë pritje në radha, si kohë e harxhuar. Vetëm gjatë pandemisë janë shërbyer 1.2 mln biznese, janë kursyer 293 vite pritje dhe në total qytetarëve u janë kursyer 4 mln euro që do kishin shkuar për tarifat minimale për dokumente në radhë pa llogaritur kursimet e bakshisheve dhe ryshfet  që ky sistem i asgjëson komplet. 95% e shërbimeve janë online”, tha Rama.

Lexo edhe :  Ndërtohet pas një viti punë Lamborghini me 400,000 copëza Lego

Të fundit

Varroset sot polici që u vra nga grupet e armatosura serbe në veri të Kosovës

Afrim Boshnjaku, polici i Kosovës që ra dje në krye të detyrës gjatë një përleshje me armë zjarri me...

Vrasja e policit në veri, Kosova sot në ditë zie për nder të Afrim Bunjaku!

Kosova sot është në ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra të dielën e 24 shtatorit gjatë  përleshjeve me...

Vdes bosi i mafias italiane Matteo Messina Denaro, vuante prej kohësh nga kanceri

Matteo Messina Denaro ka vdekur në moshën 61 vjeçare. Bosi i ‘Cosa Nostra’ , i arrestuar më 16 janar pas 30 vitesh në arrati,...

Emrat që po cilësohen si ‘jashtë mode’

Emrat sa vijnë dhe dalin nga moda. Olive, që dikur shihej si emër i vjetër në Britani, tani është sërish në trend. Sophie Kihm, eksperte...

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për sot

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të...

Lajme të tjera

Web TV