126 ish-anëtarë të LSI në Fier kalojnë te PS/ Petro Koçi: Ne jemi shpresa, përballë koalicionin e prapakthimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Largimet nga LSI nuk kanë të ndalur, ku tashmë jo vetëm disa nga emrat kryesor të kësaj partie, por edhe me qindra të rinj kanë zgjedhur të largohen dhe të bashkohen me PS. Gjatë ditës së sotme 126 ish-anëtarë të LSI i janë bashkuar PS në Cakran të Fierit. Lajmin e bëri të ditur zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi gjatë një takimi me strukturat në Cakran.

Koçi tha se 126 ish anëtarë të LSI janë të mirëpritur te Partia Socialiste për t’iu bashkuar projektit fitues të Edi Ramës, ndërsa tha se përballë kanë çiftin Berisha-Meta i ‘Koalicionit të Prapakthimit’.

“Në disa mbledhje radhazi për të institucionalizuar kalimin e 126 ish anëtarëve të LSI te Partia Socialiste. Ju mirëpresim me zemër në familjen tonë të madhe për t’u bashkuar rreth projektit fitues te Edi Ramës. Përballë kemi çiftin Berisha-Meta ose ‘Koalicionin e Prapakthimit’. Ne jemi ndryshimi. Do vazhdojmë punën për një Shqipëri edhe më të mire!”, tha Koçi

Rrjedhjet nga LSI nisë me largimin e ish ministri i drejtësisë Nasip Naço si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani, dhe më pas ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rehovica të cilët iu bashkuan PS-së dhe më pas u janë bashkuar me qindra të rinj nga Vlora e Berati. Edhe pse LSI e quan këtë “gjakderdhje” si pastrim nga partia në saj, në fakt është e paqartë pse po largohen të rinjtë, që sipas Kryemadhi janë edhe fokusi i kësaj partie.

Të fundit

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu lokale në veri. Era do...

Sa shpenzojnë shqiptarët në vit për mirëqenien e tyre?

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi raportin...

Ndryshimet klimatike mund të rrisin inflacionin

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor...

Vakti më i shtrenjtë në botë kushton plot 495 mijë dollarë dhe shërbehet në hapësirë

Sado joreale të tingëllojë, është e vërtetë. Kompania e turizmit hapësinor SpaceVIP po përgatitet të shërbejë një vakt në hapësirë, i cili do të kushtojë 495,000 dollarë për person. Kompania, pak...

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Avdul Duçi, elektricist ka mbetur i plagosur teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike, në afërsi të spitalit të Bulqizës, ka rënë...

Lajme të tjera

Web TV