64 vite më parë premtuan dashuri të përjetshme, çifti 86 vjeçar mposht Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

64 vite më parë Lea dhe Angelo, 86 vjeçarët italian i premtuan njëri-tjetri dashuri dhe besnikëri të përjetshme, deri sa vdekja t’i ndante. Edhe sot njëjtë si në ditën kur premtuan dashuri të përjetshme, ata luftuan së bashku me COVID-19, aq sa u krijua edhe një “dhomë çifti” në spital.

Lea dhe Angelo, të martuar për 64 vjet, morën virusin në të njëjtën kohë dhe që prej 19 shkurtit kanë qëndruar në spitalin Komunitar të Montagnana. Fillimisht ata u trajtuan në shtëpi nga stafi mjekësor por pas përkeqësimit të situatës së tyre, ata u shtruan në spital.

Të dy u shtruan në të njëjtën ditë në spital për të luftuar virusin.

“Efektiviteti i një terapie matet gjithashtu me ‘termometrin e njerëzimit”, ky është koncepti i përshkruar nga drejtori i spitalit Paolo Fortuna. Në fakt, ka 5 çifte të tjerë të shtruar në të njëjtën dhomë në spitalin Montagnana.

Lea dhe Angelo, pra, nuk janë çifti i vetëm që luftojnë së bashku virusin. “Unë qaj nga gëzimi”, tha gruaja 86-vjeçare pasi përqafoi burrin e saj. Së shpejti ata do të kthehen në shtëpi. Ajo është negativizuar dhe ai gjithashtu është drejt shërimit të plotë. Sepse mbi gjithçka vlen premtimi i dhënë para 64 viteve, premtim që do të zgjasë deri në fund të jetës së tyre.

Të fundit

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, ja sa pacientë trajtohen në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj....

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes). Sot në qytetin...

“Kërkesa për divorc është bërë nga Besi?” Gazetarja zbulon detaje për ish-çiftin

Disa ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj,...

Lajme të tjera

Web TV