“Kam punuar tre punë paralelisht”, suksesi i Arjola Demirit ka ardhur pas një kalvari sakrificash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për një artist ndonjëherë rruga drejt suksesit nuk është edhe aq e lehtë, mund të kalojë një kalvar sakrificash. I tillë duket të ketë qenë ky rrugëtim edhe për Arjola Demirin, e cila është sot një nga aktoret më simpatike dhe të dashura të publikut shqiptar.

Në një puntatë speciale të programit “E ardhmja është vajzë” në ABC News me autore dhe moderatore Ermira Çaushollin, Arjola ndër të tjera foli edhe për suksesin e saj dhe sakrificat që ka bërë për të arritur këtu ku është sot.

Ajo ka ndarë me publikun një periudhë shumë të vështirë të jetës së saj, kur u shkëput nga skena për 10 vite, pas lindjes së fëmijëve të saj.

Kur diçka e do me këmbëngulje, padyshim që do arrish tek ajo. Si Arjola. Aktorja tregoi se që nga 2016 ka punuar pa pushim, madje disa punë paralelisht dhe këtë e bën me shumë dëshirë.

Dëshpërimisht e kam ëndërruar të kthehem në skenë dhe pasi më është dhënë shansi në datën 21 nëntor 2016, nuk kam ndaluar as edhe për një moment. Kam punuar edhe me tre punë paralelisht. Dhe nuk jam ankuar kurrë. Edhe nëse ka zgjatur pafund kam thënë se ky është një universitet. Sepse përveç aktrimit unë kam bërë edhe asistenten, kam bërë edhe asistent-grimieren dhe pa turp e frikë e them se çfarë ka të bëjë me skenën dhe artin e bëj me dëshirë dhe pasion të madh.

Arjola dha kështu edhe një mesazh për të gjitha vajzat: ” Mos hiqni dorë nga ëndrrat, nëse e dëshironi diçka me gjithë shpirt”!

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV