Kastrioti / Ndreu, apel gjyqtarëve, i druhet teorisë së kompensimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e tij ka spikatur, edhe pse ka ardhur nga niveli i dytë në atë të parin e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, por rrugëtimi në këto 21 javë të deritanishme të Kategorisë Superiore ka qenë i karakterizuar nga luhatjet. Kastrioti përballet të mërkurën me Skënderbeun në fushë të hua dhe trajneri Ramazan Ndreu ishte i qartë kur u pyet të martën në lidhje me objektivin për këtë ndeshje.

“Skënderbeu është një kundërshtar mjaft i vështirë dhe e ka ndeshjen e jetës, kështu që edhe ne na del për detyrë që të japim më të mirën dhe të marrim 3 pikët, – ka thënë ai. – Me këtë objektiv do të shkojmë në Korçë. Kampionati është shumë i fortë dhe gara sa vjen e ashpërsohet me kalimin e ndeshje. Kampionati është ndarë në dy grupe.”

“Ka skuadra që luftojnë për mbijetesën dhe janë më shumë se gjysma që duan zonën e UEFA-s, – ka vijuar kreu i stolit krutan. – Të gjitha këto skuadra e kanë rritur nivelin dhe është shumë e vështirë t’i përballosh. Megjithatë, siç theksova më lart, shkojmë në Korçë me këto djem për të marrë maksimumin dhe kam besim te grupi i lojtarëve.”

Megjithatë, Ndreun e bren një merak para këtij dueli, për shkak se Skënderbeu u penalizua në Ballsh. Teoria e kompensimit është ajo që e tremb Ndreun, që thotë: “Deri tani gjykimi ka qenë shumë i mirë dhe shpresoj që të vazhdojë kështu. Ajo që doja të thosha unë, duke marrë shkas nga disa gjëra të vogla që ndodhën javën e shkuar, është që gjyqtarët mos të kompensojnë, duke pasur parasysh përvojën e viteve të shkuara.”

“Në momentin që një ekipi i kanë ngrënë diçka, kërkojnë që t’ia kompensojnë në ndeshjen e radhës. Kërkoj nga sektori i gjykimit që të vazhdojë punën e mirë që ka bërë deri më tani”, – ka përfunduar apelin e tij trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu.

Të fundit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e Enjte vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat qarkullimit ciklonar shoqëruar me vlera...

Horoskopi i ditës, 18 Prill 2024

     Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të kthehet agresiv. Mundohuni që të mos keni reagime të tepruara...

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku e pret Bayerni i Mynihut. Lojën...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Lajme të tjera

Web TV