“Meta dhe Berisha më të tremburit nga Reforma në Drejtësi”/ Rama: Mbështeten nga prokurorë të përjashtuar nga Vettingu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë dy personat që i tremben më së shumti reformës në Drejtësi, Ai tha se kjo dyshe mbështet nga prokurororë e gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu, dhe të tjerë që janë të korruptuar por që nuk kanë dalë ende para trupës gjykuese.

“Koalicioni opozitar kundër drejtësisë, për t’i nxjerrë nga ajo çadra katër vite më parë u dhanë vende në qeveri e poste duke iu ardhur pas avazit vetëm që të ktheheshin në kuvend për të votuar Vettingun dhe vetëm pastaj të hynin në zgjedhje, ju mund të thoni po mirë, po ja ikën 4 vjet që kur ta dhamë timonin dhe kush dreqi është futur në burg nga ata që ju e dini dhe unë e di. Kush e ka menduar se vota për vetting dhe vetë vettingu do çonin njerëz në burg, duhet ta dijë që vettingu është vetëm hallk e parë, fshesa e drejtësisë, është e vetmja rrugë që duhet vazhduar me këmbëngulje për ta pasur nesër drejtësinë që duhet. Meta dhe Berisha më të frikurit nga drejtësia, mbështetën nga prokurorë e gjyqtarë që janë fshirë nga vettingu dhe ato të korruptuarit deri s t’u vijë fshesa e vettingut, PD-LSI dhe KCK janë tre këmbët e së keqes me dy koka presidencës që kërkonin fatin e reformës në drejtësi. Nëse do votoni për PD-LSi se po votoni për ndryshimin apo se nuk doni që të më votoni mua, do bëni një gabim fatal”, tha Rama.

Të fundit

Edhe për zgjedhjet e reja nuk do të kemi opozitë

Nga Artur Ajazi Shqipëria nuk mund të mbetet peng i asnjë ish-lideri dhe asnjë partie të shpartalluar, po ashtu dhe...

Princ Harry zgjedh SHBA si rezidencë të përhershme, heq dorë zyrtarisht nga Britania

Princin Harry është zyrtarisht banor i përhershëm në SHBA, katër vjet pasi ai u largua nga Londra me Meghan Markle. Princi Harry zgjodhi ditën...

Familja e ish presidentit amerikan John Kennedy mbështet Biden në zgjedhjet presidenciale

Më shumë se 15 anëtarë të familjes së famshme të ish-presidentit amerikan John Kennedy do të mbështesin rizgjedhjen e presidentit amerikan Joe Biden. Me këtë...

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.1% në vitin 2024. Me këtë parshikim, Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka ulur pritshmëritë që kishte 6 muaj më...

“Marrëdhënia Meta-Kryemadhi”/ Ngjela zbërthen skemën: Bashkëpunim kriminal, jo erotik

Analisti Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News këtë të enjte. Ai i cilëson pjesë të një loje  deklaratat e fundit...

Lajme të tjera

Web TV