Nëna e 5 fëmijëve rrëfen tmerrin si jeton mes minjve pas divorcit me bashkëshortin e dhunshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nënë e 5 fëmijëve 29-vjeç nga Dibra ka ardhur të rrëfejë historinë e saj të dhimbshme në emisionin “Historia ime” në Tv Klan.

Ajo ka treguar se është divorcuar nga bashkëshorti i parë pasi ishte i dhunshëm dhe alkoolist. Nga kjo martesë erdhën në jetë dy djem. Një vit pasi qëndroi tek shtëpia e prindërve ajo u njoh me bashkëjetuesin aktual në një spital. Ai kishte shkuar për të vizituar djalin e tij që kishte nga martesa e parë dhe kjo për të vizituar djalin e vogël pasi kishte kaluar një temperaturë.

Bashkëjetuesi kishte dy fëmijë nga martesa e parë që ishin braktisur nga e ëma. Ata vendosën të jetojnë bashkë dhe kështu erdhi në jetë edhe një fëmijë i përbashkët, një vajzë. Tani ata kujdesen për 5 fëmijët e tyre, por janë në kushte të vështira. Jetojnë në një shtëpi me kishte të vështira ku poshtë dërrasave ka minj dhe bëjnë zhurmë gjithë kohës.

Mirela Milori: Sa kohë qëndrove në shtëpinë e prindërve?

29-vjeçarja: Një vit, pas një viti fati deshi të lidhem me dikë tjetër.

Mirela Milori: Ku u njohët?

29-vjeçarja: Çunin nga martesa e parë e ka me probleme mendore, ai në spital, unë në spital sepse djali i vogël ka pasur kalim temperature dhe u njohëm në spital rastësisht. Atë e ka braktisur ish-gruaja dhe e la me dy fëmijë të vegjël që i kemi rritur ne. Ajo i braktisi në banesë dhe që atëherë nuk është përgjigjur as në telefon dhe asnjë gjë. Tani kemi 5 fëmijë, 2 fëmijët e mi, dy fëmijët e burrit nga martesa e parë dhe 1 vajzë të përbashkët 4 vjeç.

29-vjeçarja tregon se ka një raport shumë të mirë edhe me fëmijët e bashkëjetuesit nga martesa e parë. Djali i saj i dytë mendon se ai është i ati sepse ka qenë shumë i vogël dhe kur ka folur për herë të parë i ka thirrur babi. Ai është një baba i mirë që përgjigjet për fëmijët e saj dhe për të. Gruaja tregon se ajo dhe partneri janë pa punë, jetojnë mes mjerimit dhe në një shtëpi ku dëgjojnë zhurmën e minjve poshtë dërrasave dhe ka shumë lagështi.

Lexo edhe :  Punimet për Unazën Lindore të Tiranës, ARRSH: Nga 27 marsi devijohet trafiku në...

29-vjeçarja: Unë dua një shtëpi vetëm për fëmijët sepse aty ku jam ka shumë lagështi dhe dëgjohet zhurma e minjve poshtë dërrasave. Qiraja më shkon me ujë dhe drita 100 mijë lekë.

Të fundit

‘Do të kemi temperatura të larta’, meteorologia zbulon surprizat e motit për fundjavën

Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperature të relativisht të larta. Meteorologia Lajda Porja tha se...

Nuanca blu si askund tjetër / Ky plazh në Jug të Shqipërisë renditet i pari

Plazhi i “Pasqyrave” mes Sarandës dhe Ksamilit është renditur i pari në botë për ujin me ngjyrën më blu të theksuar. Duke përdorur imazhe satelitore...

Arrestimi i dy kryebashkiakëve, sot zgjidhet kryetari i ri i Himarës

Pas arrestimit dhe dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur pa drejtues. Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet...

Universiteti i Harvardit heq kopertinën prej lëkure njeriu nga një libër i 1800-s

Universiteti i Harvardit thotë se pronari i parë i librit të një romancieri francez ia mori lëkurën një pacienteje femër të vdekur pa pëlqimin...

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi te fëmijët duke parë rezultatet...

Lajme të tjera

Web TV