Partizani / Daja: Pa nënvlerësim ndaj Apolonisë, duhet të jemi më cinikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të javës së 22-të të Kategorisë Superiore, Partizani udhëton të mërkurën drejt Fierit, ku do të ndeshet pasdreke me Apolonisë, një kundërshtar që, të paktën në teori, duket i lehtë, duke marrë parasysh pozicionimin e të dy skuadrave në skaje të kundërta të renditjes. Në prag të kësaj përballjeje, për mediat ka folur trajneri i të kuqve, Ilir Daja, i cili fillimisht ka bërë një analizë përballjes së fundjavës me Laçin, ku të kuqtë kryeqytetas u kënaqën me një barazim 1-1.

“Barazuam me Laçin në ndeshjen e fundit, që është një prej pretendentëve, – ka thënë ai. – Ne jemi me të njëjtin kontingjent, përveç janarit, sepse afrimet e janarit nuk na kanë ndihmuar shumë, por nuk kanë qenë pjesë e rëndësishme e grupit. Kemi luajtur mirë dhe na jep garanci për të ardhmen. Mendojmë se jemi në gjendje të mirë, por nuk ka ndeshje të lehta. Në fillim të këtij viti kemi barazuar në Elbasan. Atmosfera është e mirë, përveç lojtarëve të dëmtuar, që nuk do jenë pjesë e jona.”

“Jemi mirë edhe psikologjikisht, – ka vijuar kreu i stolit të Partizanit. – E vështirë do të jetë ta vlerësojmë Apoloninë, ashtu si çdo kundërshtar tjetër në Kategorinë Superiore sepse në fund çdo ndeshje vlen 3 pikë. Jemi ekipi që kemi shënuar më shumë gola deri tani. Duhet të jemi më cinikë përpara portës, por e rëndësishme është të krijojmë raste sepse goli do të vijë më pas. Kemi situatë me bonus psikologjik sepse i bëjmë llogaritë me veten, jo me të tjerët.”

“Kemi mbajtur vendin e dytë për kohë të gjatë dhe kemi më shumë pikë dhe lojë më të mirë, – ka theksuar Daja. – Përveç rinovimeve do e përmirësojmë grupin në pikat e dobëta. Kemi kohën e duhur. Duhet të nisë puna deri tani sepse janë lojtarë të rëndësishëm dhe duam t’i kemi në vazhdimësi. Kemi nisur punën dhe para derbit drejtori dhe stafi do ulemi për të bërë të mundur rinovimet për vazhdimësinë. Asnjë i dëmtuar nuk rikuperohet për Apoloninë.”

Lexo edhe :  Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

“Po stërviten të veçuar dhe këtë javë do jenë jashtë, – ka sqaruar trajneri i të kuqve. – Mëllugja dhe Dominges po marrin formën e duhur për rolin në fushë dhe gjendjen fizike dhe duke parë ecurinë e lojës, mund të jenë në fushë ndaj Apolonisë. Vllaznia humbi në ndeshjen e fundit dhe ne nuk fituam, kështu që është më e rëndësishme të përqendrohemi te ndeshjet tona”, – ka përfunduar trajneri i Partizanit, Ilir Daja.

Të fundit

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

Lajme të tjera

Web TV