Përplasja/ Zgjedhje me “duar të prera”, Rama: Meta ka frikë nga Drejtësia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashpërsohen tonet mes kreut të Shtetit dhe Qeverisë mbi zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Ramës, shpërthimet e Metës vijnë nga frika e Reformës në Drejtësi. Kundërpërgjigja e Ramës erdhi pas deklaratës së Metës se: “kush prek një votë, i pritet një dorë”. Si shihet nga kryeministri marrëveshja Basha-Kryemadhi dhe dyshimi se pas saj fshihet dyshja Meta-Berisha.

Nga Fernada Cenko

Pak javë na ndajnë nga mbajtja e zgjedhjeve të 25 prillit. Duke u nisur nga zhvillimet e fundit, beteja pritet të jetë ‘e nxehtë’ dhe asgjë nuk është i sigurt se kush do të triumfojë në këto zgjedhje. E vetmja gjë që është konfirmuar, është se kryedemokrati Lulzim Basha nëse humbet nuk do të jetë më lider opozite dhe Ilir Meta nuk do të jetë më President. Këtë e deklaroi vetë publikisht Kreu i Shtetit teksa u shpreh se nëse fiton kryeministri Rama 71 mandate ai do të japë dorëheqjen dhe do të marrë drejtimin e opozitës në vend. Gjithë shpërthimin dhe paralajmërimet e Presidentit Ilir Meta, kryeministri Rama i sheh si frikë nga Reforma në Drejtësi. “Reforma në drejtësi është aq e besueshme sa niveli i shkallimit të Ilir Metës, shikoni Ilir Metën dhe aty matet besueshmëria e reformës, kuptoni se ka filluar të japë disa shenja domethënëse që nuk janë shumë dhe fare mjaft, por që janë mjaftueshmërisht të qarta për të tensionuar Ilir Metën”, tha kryeministri. Rama u shpreh se presidenti është duke i vendosur mes dy zgjedhjeve qytetarët shqiptarë. Sipas tij, qytetarët po vihen mes zgjedhjes së Ilir Metës ose Reformës në Drejtësi dhe sipas Ramës zgjedhja është e dukshme. “Në një farë mënyrë Meta duhet falenderuar se ka sqaruar ekuacionin e referendumit, i cili ishte një ekuacion i paplotë me vetëm njërën anë që në 25 prill referendumi popullor do të shpërbëjë reformën në drejtësi, tani Meta i fton shqiptarët në një referendum duhet të zgjedhin: me drejtësinë apo me Metën, zgjedhje më të qartë dhe të drejtpërdrejtë shqiptarët nuk mund të kenë në 25 prill”, u shpreh Rama. Sipas kryeministrit, marrëveshja e firmosur mes PD-së dhe LSI-së nxori zbuluar presidentin Ilir Meta. Rama shtoi se Ilir Meta dhe Sali Berisha fshihen pas marrëveshjes. Kreu i qeverisë tha se ish-kryeministri Berisha dhe Presidenti aktual duan të “lidhin me zinxhirë” kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, i cili sipas Ramës nuk ka “këllqe” dhe është vetëm “menaxher” i selisë blu.  “Sa i përket marrjes së drejtimit të opozitës, kjo besoj është e qartë, për ata që shikojnë përtej asaj që duket, mjafton të shikojnë marrëveshjen e djeshme për të kuptuar planin, pse u firmos marrëveshja? Për çfarë, si mund të firmoset para zgjedhjeve një marrëveshje që shkojnë të ndarë në zgjedhje, pse për çfarë? Është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Ilirit dhe Saliu”, tha Rama, ndërsa shtoi se Basha nuk këllqe, nuk as ka karakterin e një lideri, as kur aleati i tij i madh thotë “unë amerikanët i kap për veshësh”. “Nuk ia kërkojmë se nuk është lider por i një shoqërie aksionere me 2 ortakë, Ilir Metën dhe Sali Berishën dhe me një notere e përmbaruese, Monika”, tha Rama. Teksa u pyet për togfjalshin e Metës së kush vjedh vota ju pritet dora, Kryeministri tha se nuk frikësohet nga përballja me presidentin Ilir Meta, nëse ky i fundit pas zgjedhjeve të 25 prillit kalon në opozitë. Dy ditë më parë Presidenti me tone të ashpra ka paralajmëruar se kush vjedh votat do t’i pritet një dorë! “Me 26 prill ma ndërroni emrin, ma vendosni si të doni nëse një votë vidhet, do u pritet dora në sheshin Skënderbe, Kryemadhit të parit dhe të tjerat. Ky është një premtim i presidentit të këtij vendi. Nëse ka një bandit që do të tentojë të bëjë blerjen e votave si Shijak dhe Dibër do ua pres unë dorën, unë Presidenti i Shqipërisë. Një votë të vidhet do të pritet një dorë, nuk është në kuptimin figurativ”, u shpreh kreu i shtetit.

Të fundit

A bëni pjes në listë? Këto tri shenja do të pasurohen në 2024

Nëse ëndërroni si të bëheni të pasur, ndoshta nuk do të bënte keq të dini çfarë kanë planifikuar yjet....

Një tjetër kryebashkiak socialist pritet të gjykohet nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet

Në seancen e sotme SPAK mbajti qëndrimin që dosja në ngarkim të zyrtarit të lartë të qendojë në Gjykatën e Posaçme dhe jo të...

Vrau me thikë bashkëjetuesen dhe u largua / Apeli lë në burgim të përjetshëm Ramiz Micin

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit...

600 mijë euro për të prezantuar BBV? Arbana përgjigjet pas largimit nga Topi

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve shumë të përfolura në media...

Refuzoi Liverpulin dhe Bayernin, Alonso: “Leverkusen është klubi i duhur për mua”

Klubet më të mëdha të Europës ishin gati të bënin çmendura për të pasur në krye një trajner si ai, por Xabi Alonso bëri...

Lajme të tjera

Web TV