Po protestonin në katin e katërt të universitetit/ Studentëve u shembet rrethimi mbrojtës, vdesin 5 prej tyre (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur rëndë, pasi një rrethim mbrojtës në katin e katërt në universitet në Bolivi u shkëput.

Një grup i të rinjve në universitetin El Alto ishin mbledhur për të protestuar, kur rrethoja mbrojtëse në të cilën ishin mbështetur u këput, krejt papritur, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Pamjet e filmuara nga një kamera amatore tregojnë momentin e tmerrshëm, kur rrethimi nis të shkëputet e studentët të bien në dysheme. Disa prej studentëve arritën të mbijetojnë, pasi kapen pas hekurave.

Nga incidenti i rëndë, dy femra e një mashkull ndërruan jetë në vend. Ndërsa, pesë meshkuj janë duke marrë trajtime në spital. Mediat lokale raportojnë se dy prej studentëve kanë ndërruar jetë në spital.

Menjëherë policia nisi hetimet, për faktin sesi rrethimi u shkëput në mënyrë të menjëhershme. Për ngjarjen, reagoi edhe presidenti i Bolivisë, që ngushëlloi të afërmit e viktimave.

Të fundit

“Në maj do mbërrijnë emigrantët e parë”/ Publikon detaje nga tenderi me vlerë 34 mln euro

Që nga 20 maji 2024, kampet në Shqipëri që do të përpunojnë kërkesat për azil të individëve të shpëtuar...

Skema e re për vitet e punës/ Vështirësitë e pagesave me bankën për pensionet

Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër. Por...

“Të bashkojmë forcat”/ Rama: Procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar që po mbahet këtë të enjte theksoi se procesi i integrimit në BE kërkon dije...

Instagram me ndryshime të reja, fillon të kufizojë “përmbajtjen politike”

Kompania Meta ka nisur të praktikojë një opsion të ri në Instagram dhe Treads, i cili është kufizimi i “përmbajtjes politike”. Firma njoftoi lançimin e...

Meta jep lajmin e mirë: Do rriten pagat për sektorin publik, ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria pritet të miratojë gjatë javës së ardhshme detajet në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason. Kjo gjë...

Lajme të tjera

Web TV