Vriten me armë tri punonjëse të një televizioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tri punëtore të një kanali televiziv afgan, janë vrarë të martën në dy sulme të ndara në rajonin Nangarhar. Zyrtarët lokalë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se dy punëtoret e televizionit Enikass janë vrarë si pasojë të shtënave në zonën Zargaran më 2 mars.

Një grua civile është plagosur po ashtu në sulm. Një punëtore e tretë është vrarë po ashtu si pasojë të shtënave në zonën Qasbeh. “Ato kanë qenë duke shkuar nga zyra në shtëpi, në këmbë, kur janë qëlluar”, ka thënë drejtori i televizionit Zalmai Latifi.

Latifi ka thënë se gratë kanë diplomuar së fundmi dhe janë të moshave 18 dhe 20-vjeçare. Ato është thënë se kanë punuar në departamentin e dublimit në atë televizion. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili vjen pas vrasjes së prezantueses së këtij televizioni Malala Maiëand, dhe drejtuesit të makinës që ishte me të, në dhjetor të vitit të kaluar.

Grupi militant Shteti Islamik pati marrë përgjegjësinë për atë sulm. Shefi i policisë së provincës Juma Gul Hemat ka thënë se sulmuesi i dyshuar është arrestuar dhe se është i lidhur me talibanët. Mirëpo një zëdhënës i talibanëve ka thënë se grupi nuk është i përfshirë në këtë sulm.

Të fundit

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq....

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

Lajme të tjera

Web TV