Izmir Smajlaj nuk arrin në finale të kërcimit së gjati në Evropianin e Sallave të Mbyllura

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Atleti shkodran, vetëm 5 cm larg kufirit që siguronte vendin në 8-shen e që do të garojë për medalje.

Është mbyllur që në fazën eliminatore ëndrra e Izmir Smajlajt në Kampionatin Evropian të Sallave të Mbyllura, pasi atleti i kërcimit së gjati nuk ka arritur dot të futet në finale të kësaj disipline të veprimtarisë kontinentale që po mbahet në Torun të Polonisë.

Në fakt, atleti shqiptar, që mbetet sidoqoftë kampioni i vetmi shqiptar i Evropës, erdhi në këtë turne pas disa paraqitjeve të qëndrueshme që kishte bërë pas rikthimit nga një ndërhyrje kirurgjikale.

Kjo e pati bërë atë të shprehej optimist për të arritur fazën finale të Evropianit të Polonisë. Por nuk ka rezultuar kështu, teksa 27-vjeçari nuk ka qenë në ditën e tij më të mirë, duke kërcyer fillimisht 7 m e 49 cm në provën e parë.

Ai ka vijuar të përmirësohet me 20 cm në kërcimin e dytë, duke arritur largësinë 7 me e 69 cm, por që ishte në fakt mjaft larg 7 m e 99 cm që ai pati arritur dy herë radhazi brenda pak ditëve në Kampionatin Ballkanik, ku edhe mori medaljen e artë, por edhe në Mitingun e Beogradit, ku gjithashtu i rendit i pari.

Atleti kuqezi ka provuar në kërcimin e 3-të, por ka bërë faull, duke u detyruar të mbetej tek 7 m e 69 cm. Pra, duke u renditur i 9-ti në eliminatore dhe kjo nuk i ka mjaftuar, sepse vetëm 8 të parët janë kualifikuar për më tej, teksa kufiri i kualifikimit ka rezultuar të jetë 7 m e 74 cm, të cilin Smajlaj e ka humbur për vetëm 5 cm.

Tanimë garuesi i vetëm i Shqipërinë në këtë Evropian ka mbetur Franko Burraj, i cili do të garojë të premten në baterinë e 5-të eliminatore të garës së 400 m, që nis në ora 10:46

Të fundit

Vuçiç për Kosovën: Faleminderit për ofertën por njohja nuk do të ndodhë

Pas formimit të qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka vlerësuar se deklaratat nga...

U ankuan për kushtet/ Të burgosurit marrin peng gardianin, e rrahin dhe e therin (Video)

Të burgosurit në një burg në Oklahoma City kanë marrë peng gardianin, duke e rrahur dhe therur disa herë me thikë, ku pas ndërhyrjes...

Historike/ Helikopteri i NASA-s i reziston ngricës në Mars

Helikopteri Ingenuity rezistoi natën e tij të parë në sipërfaqen e grirë të Marsit. Ky është një moment historik në udhëtimin e rotorcraft përpara...

‘100 ditë, 100 arritje’/ Rama: Ulet me 51,4% numrin i vrasjeve, s’ka kohë për pushim

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë dy mandateve. Teksa na ndajnë 19 ditë nga...

Tentoi ta përdhunonte dhe ushtroi dhunë mbi 32-vjeçaren, arrestohet në flagrancë një burrë në Tiranë

Një 33 vjeçar me iniciale GJ.K është arrestuar në flagrancë nga policia. Ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një...

Lajme të tjera

Web TV