“Kanë abuzuar me mua kur isha 5-vjeç”, shqiptari i njohur fejohet me kardiologun britanik: Mamaja donte të bëhem me fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesë e studios së Rudina Magjistarit u bë Tony Selimi përmes një lidhje me Skype dhe partneri i tij kardiolog Todorche Stamenov.

Tony Selimi është një shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, i cili po korr sukses në Europë dhe SHBA dhe sot është bërë një ndër folësit më të rëndësishëm, motivues, trajner biznesi me famë ndërkombëtare.

Ai ka prezantuar për herë të parë partnerin e tij me të cilin ka zyrtarizuar dashurinë në fejesë.

Tony i cili jeton në Londër, ka rrëfyer se ai me partnerin kanë shumë dëshirë që të bëhën prindër të një fëmije dhe në ditët e sotme ekzistojnë shumë mënyra. Tony ka treguar se amaneti i fundit i nënës së tij ka qenë që të bëhej me fëmijë.

Rudina Magjistari: Si e shihni familjen tuaj në të ardhmen? Ka plot çifte gay që kemi dëgjuar dhe kanë bërë zgjedhjen e të pasurit fëmijë. Juve çfarë mendimi keni për këtë zgjedhje?

Tony Selimi: Ne të dy dëshirojmë fëmijë, jemi njerëz që kënaqemi me fëmijë dhe mesazhi i fundit i nënës sime ishte që unë të kisha fëmijë. Por është edhe dëshira ime dhe dëshira e Todorche dhe ka shumë mënyra në të cilën njerëzit sot mund të kenë fëmijë, posaçërisht çiftet që vijnë nga i njëjti seks.

Tony rrëfeu se përveç bullizmit ndaj tij, ai është abuzuar seksualisht kur ka qenë fëmijë. Ai ka treguar mes lotësh se kush ishte personi i parë të cilit i tregoi për këtë përvojë të hidhur të jetës.

“Në moshën pesë deri gjashtëvjeçare. Personi ka qenë, personi që prindërit e mi i kanë besuar më së tepërmi.

Personi që ka punuar tek restorantet e prindërve të mi. Unë e kam shkruar se si vjen shkalla e abuzivitetit dhe manipulimit të fëmijës në atë moshë.

Kjo nuk ka qenë në vëmendjen e prindërve të mi. Shumë gjëra ndodhin, prindërit nuk i dinë. Unë e kam shkruar që prindërit, nënat, baballarët, por edhe fëmijët të kenë një zë në atë moshë.

Problemi tek ne është se shumica e prindërve besojnë se dinë më shumë se fëmijët. Nuk i japin fëmijëve një liri, që t’u tregojë prindërve një traumë në të cilën ata që në atë moment mund ta kapin”, ka treguar Tony.

Ai tha se prindërve këtë gjë ia ka treguar shumë vonë.

“Pa marrë parasysh je mashkull ose femër, një traumë seksuale në një moshë shumë të vogël ti jeton jo vetëm me frikë, por edhe turp shumë të madh.

Ke frikë të tregosh realitetin e vetes tënde për shkak se vlerat shqiptare janë të forta. Kur je me një familje tradicionale, frika është edhe më e tepërt se tradicioni. Ti rritesh me atë frikë derisa prej nesh bëjnë trajnime, bëjnë gjëra që ta shërojnë vetveten.

Lexo edhe :  Deklarata e papritur për çiftin: Bardhi ka për të lënë shtatzënë Sarën sepse...

Në moshën 28-vjeçare ka ndodhur që unë e kam bllokuar vetvetiu këtë ngjarje. Trupi i njeriut e ka masën që t’i bllokojë kujtimet që e lëndojnë më së tepërmi.

E vazhdon jetën, por e di që diçka nuk shkon. Abuziviteti që ndodhi në luftë, kur isha rrugëve të Londrës ose kur shihja një fëmijë që prindërit e abuzonin unë isha në ankth dhe tepër i ashpër.

E pyesja veten prej nga më vjen. Në punën e parë në Amerikë takova një njeri në rrjetet sociale. Më shikoi në sy dhe tha “nuk të shes diçka, por je një njeri që ke një dhimbje shumë të madhe”.

Më pyeti “a dëshiron ta dish këtë gjë”. Po i thashë. Më çoi në një udhëtim shpirtëror dhe hipno-terapist dhe i pashë kujtimet e asaj gjëje sikur të shoh ty. Isha i pavetëdijshëm në atë moment ndërsa ai ishte duke incizuar me kaseta. Kur u ktheva isha me djersë.

Më tha “ti ke një traumë, ama këtë dëgjoje me një njeri që i beson dhe është familjar”. Kam shkuar direkt në Zvicër. Kam motrën e madhe atje. Është e para që në moshën 28-vjeçare i kam hapur zemrën”, është shprehur ai.

Toni ka treguar si është njohur me partnerin e tij dhe jeten e lumtur që ka me të.

Tony Selimi: Ne u njohëm në vitin 2015, unë isha në dasmën e nipit tim nga Zvicra në Maqedoni dhe në javë e parë të këtij momenti të jetës sime, unë isha në Ohër me nipërit dhe mbesat e mia. Gjatë kësaj kohe u njoftuam përmes rrjeteve sociale dhe filluam të bisedojmë. Takimi ndodhi pa dasmës në Shkup.

Tony dhe Todorche kanë realizuar një klip në Karaibe duke zyrtarizuar kështu dhe lidhjen e tyre të dashurisë.

Rudina Magjistari: Pse ratë në dashuri me njëri-tjetrin?

Tony Selimi: Së pari kur u njohëm në Shkup ishte një moment i pabesueshëm. Për shkak se unë punoj dhe me botën shpirtërore, shëroj njerëz. Në momentin që u takuam shpirti i nënës së Todorche që kishte ndërruar jetë para 8 muajve ishte prezent afër meje dhe fillova të dëgjoj mesazhet e shpirtit të nënës së tij dhe kjo krijoi nje shok të madh tej Todorche sepse trurin e ka nga ana e shkencës dhe jo nga ana shpirtërore. Në ato momente një njeri tepër konfident, u bë një fëmijë i vogël që filloi të qante për shkak se kohën kur u takuam, ai ishte në emocione të vdekjes së nënës.

Të fundit

Upss kaq ishte! Ndahet çifti i ‘Për’puthen’ Saide dhe Gerti

Gerti dhe Saide, në Ditën e të Dashuruarëve u deklaruan për njëri-tjetrin në emisionin ‘Për’puthen’. Nga disa kërkime të bëra...

Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku, ja sa do të jetë shtesa

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin...

Gazetari bën paralajmërimin e frikshëm: Serbia është gati të sulmojë Policinë e Kosovës

Gazetari Venhar Isufi tha në një intervistë televizive se grupi që po trajnohet nga xhandarmëria serbe në Rashkë janë një grup më profesional, me...

Plas skandali, okulistja i ngatërron numrin e syve qytetares tek “Iraniani”

Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë te një okuliste te Poliklinika e Specialiteteve Nr.1, ‘Iraniani”, shkoi dhe bëri...

Albano Bogdo ‘thumbon’ Robert Berishën për Nora Istrefin, moderatori habit me përgjigjen

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”. “Ne të dyve na pëlqen shumë kënga  “Ana” të...

Lajme të tjera

Web TV