Kupa e Gjermanisë njeh 3 gjysmëfinalistet, pritet dueli Jahn Regensburg-Verder Bremen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kualifikohet Dortmundi, Lajpcigu dhe Holshtajn Kili, pritet dueli Jahn Regensburg – Verder Bremen. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë përballjet më të spikatura të çerekfinaleve të Kupës së Gjermanisë në futboll. Dhe të mërkurën, Holshtajn Kili dhe Lajpcigu kanë korrur fitoret që u kanë mundësuar t’i bashkohen në gjysmëfinale Borusias së Dortmundit. Një nga çerekfinalet nuk është zhvilluar, për shkak të infektimeve me virusin “Covid-19”.

Kupa e Gjermanisë në futboll, që është një nga ekskluzivitetet e spikatura sportive të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar ka luajtur të mërkurën dy çerekfinalet e tjera dhe ekipi që eliminoi fituesen në fuqi, Bajernin e Mynihut, Holshtajn Kili i Bundesligës së dytë i ka dhënë fund ëndrrës së skuadrës së vetme amatore që ka mbetur në lojë, Rot-Vajs Esenit, duke e mundur 3-0 me dy gola në pjesën e parë dhe një në fundin e së dytës, në duelin që nisi në ora 18:30.

Ndërkaq, në përballjen e fundit çerekfinale, që nisi në ora 20:45 dhe që erdhi drejtpërdrejt në RTSH 3, janë përballur dy skuadrat e Bundesligës së parë, Lajpcigu dhe Volfsburgu. Pjesa e parë e kësaj sfide është mbyllur me rrjeta të paprekura, por, në të dytën është Poulsen që kalon vendasit në epërsi në minutën e 63-të. Hi-Çen Uong do të shënojë edhe golin e sigurisë për Lajpcigun, dy minuta para fundit të kohës së rregullt të takimit.

Lajpcigu mposht kështu Volfsburgun 2-0 dhe siguron vendin në gjysmëfinale krahas Holshtajn Kilit dhe Borusias së Dortmundit, që fitoi të martën minimalisht në fushën e Borusias së Mënshengladbahut. Ndërkaq, përballja që duhej të çelte siparin e këtyre çerekfinaleve, midis Jahn Regensburgut të Bundesligës së dytë dhe Verder Bremenin e Bundesligës së parë, nuk u zhvillua të mart. Kjo për arsye se një numër lojtarësh të skuadrës Jahn Regensburgut kanë rezultuar pozitivë për “Covid-19” dhe Federata Gjermane e Futbollit ka bërë të ditur se po punon për organizimin e ndeshjes në një datë tjetër.

Lexo edhe :  UEFA merr vendimin historik!/ Euro 2027 U-21 organizohet në Shqipëri dhe Serbi!

Kupa e Gjermanisë
Turi i 16-shes:

Të martën, 2 mars 2021:
Jahn Regensburg – Verder Bremen (U shty)
Borusia Mënshengladbah – Borusia Dortmund 0-1

Të mërkurën, 3 mars 2021:

Rot-Vajs Esen – Holshten Kil 0-3
Lajpcig – Volfsburg 2-0

Të fundit

Arratisja e të burgosurit, lirohen tre gardianët e burgut të Shënkollit

Tre punonjësit e burgut të Shënkollit të cilët u arrestuan pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze, u liruan nga...

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Një ekip shkenctarësh çekë kanë zbuluar në jug të Shqipërisë liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur Liqeni Neuron....

Misioni i ri i NATO-s: “Roja e Baltikut”

Vendet e NATO-s kanë nisur një operacion të ri që synon rritjen e mbikëqyrjes dhe shfaqjen e një pranie më të fortë në Detin...

Trump pezulloi fondet/ OJF-të në Shqipër nisin largimet nga puna të punonjësve!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” në News24 Alban Duraj, i cili ka trajtuar rastet e ndërprerjeve të marrëdhënieve të punës me...

Fushata zgjedhore drejt fundit, partitë politike mbajnë tubimet përmbyllëse

Fushatës zgjedhore në Kosovë po i vjen fundi. Partitë politike për rreth një muaj shpalosën para qytetarëve programet qeverisëse, e kjo fushatë u karakterizua...

Lajme të tjera

Web TV