Mposhti dy luftëra dhe dy pandemi botërore/ Vaksinohet 111-vjeçarja në Shkodër, ja kërkesa e saj për kryeministrin Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

111-vjeçarja Zenepe Pirani nga Podgorica me banim ne Shkodër, është qytetarja më e vjetër në moshë që ka marrë dozën e parë të vaksinën Pfizer.

Asgjë nuk e mposhti ketë grua që ka kaluar dy luftëra botërore dhe tashme dy pandemi botërore. Edhe pse pëshpërit e kuptojmë kur tregon me gjeste moshën dhe pak nga historia e saj e rrallë.

Vaksinuesit e gjetën në banesën e saj modeste në lagjen Tophane, ku jeton fillikat dhe i lutet Zotit të largojë pandeminë.

Përveç vaksinës, Zenepja ka marrë gjatë jetës së saj me shume se shekullore vetëm aspirinë, ndërsa për krizat e veshkave thotë se ka pirë vajguri.

Gjithmonë ka dashur të arsimohej, madje emocionohet kur e pyesim për shkollën dhe nuk mban dot lotët.

111-vjeçarja shpreh dëshirën që të votojë madje të takojë Kryeministrin Rama. Është madje qytetare model, me pensionin modest paguan faturat e energjisë dhe ujin.

Pengu me i madh që ka në zemer është se nuk lindi kurrë fëmijë, bashkëshorti iu nda nga jeta 20 vite me pare, sot te afërmit përtej kufirit paguajnë nje kujdestare per te.

111-vjeçarja erdhi nga Mali i Zi në Shkodër 97 vite më parë bashkë me 4 motrat e tjera dhe prindërit. Në moshë farë të re, 16 vjeçe u fejua dhe mbeti në Shqipëri, ndërsa pas luftës familja e saj u rikthye në Malin e Zi.

Të fundit

Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit

Kostot e larta të energjisë për institucionet publike janë një zë i konsiderueshëm i buxhetit në Bashkinë e Mirditës,...

I dha vulën e PD-së Berishës/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri. Emri i Zhukrit u lakua në pranverën e vitit 2022 për shkak të...

Efektet që kanë aktivitetet artistike në trurin e njerëzve në moshë

Për shumë prej nesh, ditët kur mund të krijonim diçka artistike, një pikturë, art crafts (punime artistike me dorë) apo diçka që vë trurin...

Arrestimi i këngëtarëve shqiptarë në Zvicër/ Mirë ua bënë, vinë e dredhin by**ët dhe…

Zbardhen detaje rreth aksionit të policisë zvicerane për arrestimin e disa personave në lokale nate, ku mes tyre ishin dhe këngëtarë shqiptarë dhe serbë....

Pse Meta është bërë agresiv? Analisti i njohur zbardh prapaskenat e bujshme

Analisti Ergys Mërtiri ‘në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ theksoi se Meta është bërë agresiv pasi duket qartë se ka një hall të madh...

Lajme të tjera

Web TV