Nuk pranoi seks anal, 36-vjeçari nga Tirana rreh bashkëshorten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë i moshës 36 vjeç u denoncua nga bashkëshortja për dhunë në familje, një dhunë e cila ka shpërthyer pas kërkesës së tij për të kryer marrëdhënie seksuale.

Shtetasi me inicialet R. S sipas një burimi policor të gazetës “Si” përfundoi në komisariatin numër katër pasi e shoqja, një 28-vjeçare këmbëngul se u rrah dhe u dhunua fizikisht nga partneri. Çifti u martua katër vite më parë – bën me dije policia – përmes shkuesisë dhe nuk kanë pasur ndonjëherë konflikte të rënda gjatë martesës.

Mosmarrëveshjet siç kuptohet nga denoncimi i 28-vjeçares, kanë nisur pas kërkesave të herëpashershme të të shoqit për të kryer marrëdhënie seksuale anale. “Bëmë fjalë atë natë për një arsye komplet idiote, pasi ai donte të kryente marrëdhënie në një formë tjetër, anale.

Nuk pranova të kryej marrëdhënie në atë formë dhe më pas ai filloi të më shajë nga familja, nga nëna, babai, vëllai. Pas kësaj im shoq më goditi me grushte duke më thënë fjalë të pista që nuk i them dot para jush”, thekson në polici e reja nga kryeqyteti.

Policia shton për gazetën “Si” se dëshmitare gjatë dhunës fizike ka qenë edhe vajza e çiftit e moshës dy vjeç.

“Ky debat për të kryer marrëdhënie në një formë tjetër është ndezur dhe një herë tjetër, aq shumë sa në atë rast kur sërish nuk pranova të kryerja marrëdhënie siç kërkonte, më kërcënoi duke më thënë merr rrobat dhe ik nga shtëpia ec ku të duash më tha”.

Policia e komisariatit numër katër tregon se gruaja e ndodhur në këto kushte, para dy kërkesave të partnerit dhe rrahjeve të tij për këtë shkak ka njoftuar prindërit e saj por pa u thënë plotësisht se nga buronte dhuna. “Prindërit më kërkuan të shkoja në polici ndaj dhe u paraqita këtu”, thotë gruaja.

Lexo edhe :  Të moshuarit pre e depresionit, psikiatria: Emigrimi i fëmijëve ka rritur problemet

Policia ka firmosur shkresën për ekspertim fizik të denoncueses për ta plotësuar dosjen me prova e për të vërtetuar se ka shenja të dhunës fizike.

“Sidoqoftë ne dyshojmë se gruaja është më tepër e dhunuar psikologjikisht se sa fizikisht, duke qenë se ajo kërcënohet vazhdimisht se duhet të kthehet tek prindërit në rast se nuk i plotëson dëshirat partnerit”, komentoi një agjent i policisë.

Policia shton zyrtarisht se thirri në komisariat edhe shtetasin R. S, nga Tirana, i punësuar në një biznes privat. Por ai ka kundërshtuar me forcë detajet e intimitetit me bashkëshorten duke këmbëngulur se asnjëherë nuk ka kërkuar marrëdhënie ndryshe.

“Jemi grindur për gjëra të vogla, siç mund të keni konflikte edhe ju në familjet tuaja. Ime shoqe më njoftoi se e kishte ndarë mendjen dhe se për ditëlindjen do ikte tek e ëma.

Natyrisht që u shqetësova pasi vendimet duhet t’i marrim së bashku, aq më tepër që ditëlindjen duhet ta festonim së bashku.

Nuk e kam goditur asnjëherë gruan, kam konflikte si çdo çift, por prej disa muajsh vërej një përçarje me bashkëshorten, pasi ajo vepron si i thotë koka dhe pa më pyetur”, ka thënë burri.

Policia njofton se pavarësisht këtij pretendimi, bazuar në denoncimin e gruas, ka nisur hetimet ndaj bashkëshortit për dhunë në familje./Gazeta Si

Të fundit

Ndryshimet klimatike mund të rrisin inflacionin

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Rritja e temperaturave mesatare,...

Vakti më i shtrenjtë në botë kushton plot 495 mijë dollarë dhe shërbehet në hapësirë

Sado joreale të tingëllojë, është e vërtetë. Kompania e turizmit hapësinor SpaceVIP po përgatitet të shërbejë një vakt në hapësirë, i cili do të kushtojë 495,000 dollarë për person. Kompania, pak...

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Avdul Duçi, elektricist ka mbetur i plagosur teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike, në afërsi të spitalit të Bulqizës, ka rënë...

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e informacionit të shëndetit riprodhues

Gjigantët e teknologjisë Meta dhe Google janë akuzuar në një raport nga dy organizata ndërkombëtare joqeveritare për fshehje të informacionit mbi abortin dhe kujdesin...

U shtuan pas pandemisë, ja sa çështje gjyqësore presin të nisur procedurat e falimentimit

Me ligjin e falimentimit, që nisi zbatimin nga viti 2017, mbi çdo debitor qoftë biznes apo individ që nuk arrihet t’i ristrukturohen detyrimet procedura...

Lajme të tjera

Web TV