Tashmë zyrtare/ Rama konfirmon si kandidate për deputete të PS, Najada Çomon: Nuk duam të bëhesh si ne, por ne si ty

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot si një prej kandidateve për deputete që do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit, Najada Çomon, shefen e Infektivit.

Gjatë prezantimit të programit “Shëndetësia që duam”, Rama teksa nisi të fliste për Çomon, e cilësoi atë ‘komandante’ e luftës kundër COVID-19.

“Kush më mirë se komandatja e zjarrit të vijë me ne, jo për tu bërë deputetja e radhës por për të qenë aty sa herë që duhet që zëri i brendshëm të flase. Faleminderit shumë Najada, jam shumë mirënjohës për faktin që je këtu. Është moment për ta thënë, që të gjithë ta dëgjojnë, jam mirënjohës për një fakt tjetër, duke patur parasysh udhëkryqin që është përballja e 25 prillit, Shqipëria duhet të flasë, duhet të jehojë zërin e atyre që janë në vijën e parë të kësaj lufte apo në anën tjetër të kësaj vije, njerëzit e zakonshëm. Është arsye për të reflektuar në skuadrën tonë.

Do shtrijmë dorën e lutjes, e kush më mirë se komandantja e vijës së zjarrit të vijë me ne, jo për tu bërë deputetja e radhës, as për të lënë vijën e zjarrit e për tu ulur në karriget e rehatshme, por për të qenë aty sa herë që duhet që zëri i brëndshëm i atyre hapësirave ku lufta është sy më sy, të mos i mungojë parlamentit dhe njerëzve e qevërisë. Me shumë kënaqësi morëm aprovimin tënd, ne nuk duam të bëhesh si ne, por ne si ty.”, tha kryeministri ndër të tjera.

 

Të fundit

Qytetari akuzon Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i përgjigjet ish-presidenti

E ndërsa emri i ish-presidentit Ilir Meta mbetet ndër emrat më të lakuar se fundmi në dyert e SPAK...

Furnizuesi më i madh i ujit në Britani zhytet në krizë më të thellë financiare

Thames Water i rrënuar nga borxhi nuk ka arritur të mbledhë një injeksion të madh parash nga aksionerët, zbuloi ajo të enjten, duke fajësuar...

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki,Ndreu: Task-forcë, Do pezullojmë lejet për…

Një pjesë e mirë e hoteleve në zonën bregdetare të Lezhës nuk paguajnë taksën e fjetjes. Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu gjatë një takimi...

TikTok hap qendrat zgjedhore për të luftuar dezinformimin

TikTok-u zbulon planet për të nisur qendrat zgjedhore online, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integritetin elektoral gjatë këtij viti. Platforma e shpërndarjes...

Berisha me zë Gazi!

Nga Ylli Pata Nxjerrja nga goja e Gaz Bardhit të retorikës së Sali Berishës së vitit 2015-2019, nuk se është ndonjë lajm i ri për...

Lajme të tjera

Web TV