Adrian Jorgji, nje mjek pneumolog ne nje nga spitalet private te kryeqytetit ka leshuar keto dite alarmin mbi perdorimin masiv te antibiotikeve ne kuader te mjekimit kunder Covid 19. Ai e konsideron kete gje nje skandal, i cili do lere ne te ardhmen pa mundesi manovrimi e mjekimi mjeket ne rastin e infeksioneve te verteta bakteriale.
Shqetesimi eshte shume i drejte, por problemi eshte se kujt i adresohet ai dhe cfare rezultati ka ngritja e ketij shqetesimi? Nese i drejtohet komunitetit te mjekeve atehere nuk eshte kjo menyra e duhur. Sepse jane pikerisht mjeket qe e kane instaluar kete dukuri. Dhe nuk e kane bere kete sepse nuk e dijne psh qe antibiotiket nuk kane asnje ndikim mbi infeksionet virale. Nuk eshte se komuniteti i mjekeve nuk e di qe rekomandimi per perdorim antibiotikesh duhet bere ne raste te vecanta kur arsyetohet dhe konstatohet mbivendosje infeksionesh. Mirepo perjashtimi eshte kthyer rregull prej tyre, ndaj dhe perdorimi i antibiotikeve eshte bere nje praktike rutine. Ne kete kuptim, ajo cfare konstaton dhe paralajmeron doktor Jorgji, eshte nje arsye dhe nje shkak madhor qe komuniteti i mjekeve dhe drejtuesit e tyre te ndalojne e ti japin drejtim kesaj pune. Mirepo kjo nuk zgjidhet me apele individesh, kjo nuk zgjidhet nepermjet shpreses per sensibilizim sepse, sikurse thame edhe me lart kjo nuk eshte as pune paaftesie e as pune mosdijenie. Kjo eshte ne rastin me te mire ti biesh shkurt problemit si nje burokrat i mjekesise dhe ne rastin me te keq te funksionosh si bashkepunetor kompanie farmaceutike.
Edhe nje doktor tjeter, aktiv ne mediat sociale, prezantonte nje dite nje material te marre nga interneti apo ndonje burim tjeter, ku evidentohej nje studim per perdorimin e kortizonikeve. Ne kete studim tregoheshin situatat e vecanta kur duhej te perdoreshin ato, e qe nuk ishin te shpeshta, nderkohe qe perdorimi i tyre ne raste te tjera mendohej qe sillte pasoja negative per pacientin ku perdoreshin.
Mirepo tashme te gjithe e dijne qe kortizoniket ne rastin e trajtimit te Covid 19 jane ne perdorim te gjere. Se nga eshte marre kjo praktike e ky protokoll ne nuk e dime. Por ajo qe dijme eshte qe pacienti, i cili lexon dhe informohet, ndjen qe marredhenia e tij me mjekun ne mjaft raste kthehet nga nje marredhenie besimi apriori ne nje marredhenie vigjilence, ne nje marredhenie shqyrtimi dhe verifikimi prej pacientit te rekomandimeve te mjekut. Ai qe e ka per detyre te beje update te rejave te fundit, studimeve te ndryshme eshte mjeku e po keshtu, eshte detyre e tij qe keto zhvillime ti reflektoje ne vendimmarrje ne dobi te pacientit. Ndryshe pacienti behet doktor i doktorit nga halli, marredhenia midis tyre peson krisje. Sot, ne kushtet e internetit gjithkush ka mundesi te lexoje e te informohet. Me kujtohet shprehja e nje menaxheri shitjesh te makinave te reja, vite me pare, i cili tregonte se ne sallon i vinin persona qe ishin te informuar me te rejat me te fundit per modele te ndryshme te makinave edhe me mire se vete shitesi.
Ne keto rrethana, kur ne internet ka informacione te shumta zyrtare per mjekesine, komuniteti i mjekeve duhet te reflektoje e te mos qendroje i “ngrire”. Ndryshe pacienti perfshihet ne konfuzion. Dhe per ta perforcuar kete qe po themi po i referohemi edhe nje shembulli tjeter nga fusha e urologjise. Nje personazh i njohur i ketij specialiteti boton ne gazeten me te madhe te vendit nje studim, sipas te cilit, mjekimi i prostates se zmadhuar me medikamentet qe jane perdorur deri tani eshte gabim i tmerrshem. Nderkohe qe praktika e mjekimit sipas kesaj metodologjie vazhdon. Atehere cduhet te mendoje nje pacient ne te tille situate?!