Rama i emocionuar në Bari: Faleminderit që hapët dyert kur ne kishim nevojë, do të jemi gjithmonë në krahun tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur së bahsku me ministrin e Jashtëm Italian Luigi Di Maio dhe kryebashkiakun e Barit Michele Emiliano, ka falenderuar qytetarët italianë për zemërgjerësinë e tyre gjatë eksodit masiv shqiptar të vitit 1991.

Rama tha se kjo periudhë e historisë nuk do të harrohet asnjëherë edhe nga brezat që do të vijnë, ndërsa u shpreh se Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të Italisë sa herë që fqinjët të kenë nevojë.

“Ndihem i lumtur dhe i nderuar të jem mes dy “shqiptarëve” më të mirë nga italianët. Zbrita nga avionic duke parë gjithë këtë organizim dhe sillja në mendje një këngë italiane. Janë 30 vite që kur shqiptarët hipën në anije për të ardhur në këtë pjesë të detit dhe në këto 30 vite kanë ndodhur shumë gjëra. Jam i sigurt se kjo periudhë e historisë sonë nuk do të harrohet nga gjeneratat që do të vijnë. Në këtë moment dua t’ju them faleminderit që italianët dhe puljezët kanë hapur dyert për të pritur të panjohurit që ishin shumë ndryshe dhe mund të fusnin frikën, por në fund nuk fitoi urrejtja, por zemërgjerësia e italianëve. Dua t’ju them faleminderit për atë që Luigi dhe Michele kanë bërë kur disa muaj më parë Shqipëria u godit nga tërmeti dhe Italia erdhi e para për të na ndihmuar. Nuk mjaftojnë fjalët për mirënjohjen për këta dy persona, për të gjitha ato që kanë bërë. Luigi ka qenë vërtetë një mik me 5 yje. Uroj që të jemi në lartësinë e kësaj miqësie,uroj të mos keni kurrë nevojë për ne. Por nëse do keni nevojë, ne do jemi gjithmonë aty në krahun tuaj. Gjysmë milioni shqiptarë janë sot në Itali dhe kontribuojnë çdo ditë në këtë shtet. Për ne siç na vjen natyrshëm italishtja është gjuha jonë e dytë  dhe ne jemi përpara të gjithë studentëve të tjerë, holandezë apo italianë. I këshilloj Luigin të merret me patentat e shqiptarëve sepse kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane dhe duhet të nxirren që të drejtojnë normalisht, sepse si italianët, dhe ne jemi të kujdesshëm të ngasim pa patenta”, tha Rama.

Lexo edhe :  Mediat greke jehonë arrestimit të kryebashkiakut të Himarës: U denoncua nga Fredi Beleri

Screenshot_8.png

Të fundit

Detaje të reja nga vrasja e Pëllumb Metës/ Arma u ble 1 ditë para krimit, tjetër person..

Rreth një muaj më parë, opinioni publik u shokua nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Shënavlash të...

Porositi ekzekutimin e ish-bashkëshortes, jepet pretenca për avokatin Alban Bengasi

Prokuroria ka kërkuar këtë të enjte 6 vite e 6 muaj burg për avokatin Alban Bengasi i cili akuzohet se ka porositur eliminimin e...

Gazetarja Anduena Llabani: Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit

Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të bëhen nga persona...

“Listat e kandidatëve, në mars”, Basha gënjen sërish, nuk nxori asnjë emër

“Dhe brenda 31 marsit, 140 kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike gati për procesin zgjedhor, në çdo moment”, zotohej Basha. Shumë ndoshta prisnin që të...

Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë/ SPAK me njoftim zyrtar, ja për çfarë akuzohen

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet lidhur me procedimin penal nr.75,...

Lajme të tjera

Web TV