Rruga buzë liqenit të Farkës merr emrin e futbollistit të Tiranës Ali Mema, Veliaj: Tirons i mirë, lojtar dhe trajner i shkëlqyer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga rrugët më të bukura buzë liqenit të Farkës, merr emrin e ikonës së klubit bardheblu dhe kombëtares së futbollit shqiptar, ish-futbollistit dhe trajnerit, Ali Mema. Duke e vlerësuar Parkun e Farkës si një prej xhevahireve më të bukura tw kryeqytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se është në nderin e të gjithë qytetarëve të kryeqytetit që të kujtojnë figurën e të madhit Ali Mema.

“Ali Mema ishte mbi të gjitha qytetar, tirons i mirë, pastaj ishte edhe lojtar, trajner dhe sportist i shkëlqyer. Kam një kënaqësi shumë të madhe që rruga buzë liqenit të Farkës do të ketë emrin e të mrekullueshmit, të dashurit tonë, Ali Memës”, u shpreh Veliaj, teksa i dorëzoi në mënyrë simbolike djalit të Ali Memës, tabelën e rrugës që ka marrë emrin e futbollistit legjendar.

Kryebashkiaku u shpreh se koha kur Ali Mema shkëlqeu ishte e vështirë, por ai nuk e humbi kurrë dinjitetin, madje shërbeu si frymëzim për breza të tërë. “Ata që do e frekuentojnë këtë park do kenë mundësi t’u tregojnë fëmijëve të tyre historinë e Ali Memës, historinë e sportit shqiptar, që në ato vite bëhej në kushte të vështira. T’i kesh mbijetuar asaj kohe, kur politika sundonte edhe jetën sportive, dhe të kesh ruajtur dinjitetin tënd, duke frymëzuar breza të tërë, është diçka shumë e madhe. Uroj ta mbajmë me nder dhe ta kujtojmë gjithmonë emrin e Ali Memës”, tha Veliaj.

Ali Mema do të mbahet mend nga sportdashësit shqiptarë si një nga lojtarët më të mëdhenj të brezit ’60-‘70, dhe një prej figurave më të spikatura të trajningut, i cili ka lënë pas kontribute të jashtëzakonshme, të njohura e të vlerësuara edhe në arenën ndërkombëtare.

Të fundit

Spartak Ngjela bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK pritet të bëjë goditje ndaj…

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24, u shpreh se...

A bëni pjes në listë? Këto tri shenja do të pasurohen në 2024

Nëse ëndërroni si të bëheni të pasur, ndoshta nuk do të bënte keq të dini çfarë kanë planifikuar yjet. Disa pozicione planetare janë shumë...

Një tjetër kryebashkiak socialist pritet të gjykohet nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet

Në seancen e sotme SPAK mbajti qëndrimin që dosja në ngarkim të zyrtarit të lartë të qendojë në Gjykatën e Posaçme dhe jo të...

Vrau me thikë bashkëjetuesen dhe u largua / Apeli lë në burgim të përjetshëm Ramiz Micin

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit...

600 mijë euro për të prezantuar BBV? Arbana përgjigjet pas largimit nga Topi

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve shumë të përfolura në media...

Lajme të tjera

Web TV