U tha se mjeku i njohur ndërroi jetë nga Covid-19/ Pëllumb Pipero përgënjeshtron lajmin: Do lutesha që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemiologu Pëllumb Pipero ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në media ku thuhet se endokrinologu Geront Husi është ndarë nga jeta.

Pipero njofton se doktor Husi ndodhet në terapi intensive në një spitalnë Stamboll, ku po lufton për jetën. Ai thotë se komunikoi me mjekun që po e ndjek endokrinologun dhe ai ia konfirmoi se Husi vazhdon të jetojë.

Mjeku bën thirrje për mediat që të verifikojnë informacionet para se t’i publikojnë këto lajme.

“Sapo lexova ne nje portal nje lajm JO TE VERTETE,per fat te mire, per Dr Geront Husi, endokrinologun tone te talentuar, i cili po perballet me Covd 19 ne Spitalin Mecical Park ne Stamboll!

Para vetem 2 minutash fola me mjekun qe e ndjek dhe me konfirmoi se Dr Geri, kolegu jone i shtrenjte, eshte ne gjendje jo te mire shendetesore, por me parmetra jetesore normale, ne terapi intensive, por po lufton fort per t’ja dale dhe urojme e deshirojme T’ja Dale!

Te gjithe ne urojme qe Geri ta fitoje kete beteje dhe te kthehet midis nesh!

Me kete rast do ju lutesha te gjitha mediave, vecanerisht portaleve, te verifikojne cdo informacion ne burim me qellimin e mire per te mos publikuar lajme jo te verteta”, shkruan Pipero.

 

 

 

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV