“Gratë dhe vajzat na mbështesin mbi 65%”/ Veliaj në Kavajë: Me Luljetën dhe Najadën kemi sjellë më të mirën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lista e kandidatëve për deputetë në Partinë Socialiste do të fuqizojë akoma më tej gruan në historikun ngjitës të përfaqësimit në parlament arritur nga kjo forcë politike. Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me Forumin e Gruas, Drejtuesi Politik për të gjithë Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se lista me të cilën do të prezantohet Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit vendos një standard të ri mbi detyrimin e përgjithshëm, 1 grua në 3 kandidatë burra.

“Ne do të kemi përfaqësinë më të madhe ndonjëherë të grave në grupin tonë parlamentar. Partia Socialiste e bëri ligj që 1/3-ta e kandidatëve të jenë gra, por në këtë listë do të ketë akoma më shumë se ky kriter,” u shpreh Veliaj, duke shtuar se po shkohet drejt një barazie të plotë edhe në parlament, siç është vendosur tashmë në këshillat bashkiak.
Gruaja e ka fituar vetë pushtetin tha Veliaj. “Në çdo sondazh gratë dhe vajzat na mbështesin mbi 65 përqind. Ato e mbajnë kokën para, bëjnë llogarinë e fëmijëve. Kjo është arsyeja pse gratë e vajzat kanë rritjen dhe potencialin më të madh në PS,” shpjegoi Veliaj.

Drejtuesi për Tiranën u shpreh mjaft krenar që në krye të listës ndodhen dy zonja të nderuara, të dyja në krye të sprovave më të vështira që sapo kaluam, tërmeti dhe pandemia.

“Nuk e fsheh dot kënaqësinë e jashtëzakonshme kur shoh që lista jonë e Qarkut të Tiranës do drejtohet nga dy kryezonja! Me Najadën dhe Luljetën ju garantoj që kemi sjellë më të mirën e atyre që u sprovuan ditën e fatkeqësisë,” tha Veliaj, duke mos kursyer zhgënjimin për sulmin ndaj tyre.

“Këta njerëz janë gati të mbrojnë doktorin që ka veshur më shumë gra me të zeza në këtë vend dhe i sulen një zonje e cila deri në shtator, kur do merret mandati, do vazhdojë të shërbejë në spital,” tha Veliaj, duke theksuar dhe faktin se sulmet më të mëdha vijnë pikërisht nga ata që të vetmin rekord në PD kanë përçarjen dhe eleminimin e grave me kontribute të spikatura, si Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu.

Lexo edhe :  Kryeparlamentari turk dënon nga Tirana sulmet në Siri: Izraeli nuk njeh asnjë rregull

Veliaj gjithashtu tha se vendimarrja e Partisë Socialiste ka prodhuar edhe një politikë të emancipuar sociale, që me pensionin social, ku mbi 90% e përfituesve janë gra, ashtu edhe me ndihmën ekonomike, ku për herë të parë u vendos gruaja personi të cilit do i dorëzohet pagesa në familje.

“Të gjithë këto iniciativa kanë qenë për të fuqizuar rolin e gruas në shoqëri. Nëse do të kishte gjini, politika e Partisë Socialiste do të ishte grua,” e përfundoi fjalën e tij Erion Veliaj.

Të fundit

Vlorë/ Zjarr në Shashicë, flakët shumë pranë rrugës së Bypassit

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Shashicës në Vlorë, shumë pranë rrugës së re të...

Muri i ndërtesës që po shembte e zë poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari në Dimal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dimal, ku një 51-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga muri i një ndërtese që...

Çfarë është Hawala? Si funksionon sistemi informal i transferimit të parave

Hawala është një metodë informale e transferimit të parave. Ky sistem konsiderohet si një “transferim parash pa lëvizje parash” dhe në thelb funksionon mbi...

Connie Francis ishte një yll pionier i pop-it, e ndjekur nga tragjedi

Connie Francis, ylli i pastër i pop-it të viteve 1950 dhe 1960, i njohur për këngët Pretty Little Baby dhe Who’s Sorry Now? –...

Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7 ditët e javës kanë  trajtuar...

Lajme të tjera

Web TV