Skandali me maskat/ Deputeti i njohur dorëzon mandatin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skandali korruptiv me maskat në Gjermani sjell një tjetër zhvillim. Deputeti kristiandemokrat në qendër të kësaj afere, Nikolas Loebel, ka dorëzuar mandatin e tij në Bundestag.

Loebel akuzohet se ka përdorur mandatin e tij si deputet për të siguruar disa marrëveshje për furnizimin me maska anti-Covid, që i kanë garantuar një fitim prej të paktën 250 mijë eurosh.

Skandali ka tronditur opinionin publik, ndërsa mediat kanë nisur ta etiketojnë deputetin si ‘zhvatës’ apo edhe ‘i babëzitur’. Ai ka përdorur pandeminë për të ndërmjetësuar disa marrëveshje për shitjen e maskave në zonën e tij elektorale.

Pasi u publikua skandali, deputeti kërkoi falje. Fillimisht ai tha se do të japë dorëheqje nga grupi parlamentar. Por ai tha se do e mbajë mandatin e tij deri më 31 gusht. Një valë indinjate shpërtheu jo vetëm në parti. Kjo bëri që deputeti të dorëzojë sot mandatin.

Gazeta BILD ka publikuar letrat që u ka dërguar deputeti kompanive të ndryshme për furnizimin me maska, çka i ka sjellë atij fitime të mëdha në kohën e pandemisë.

 

Të fundit

Vrau babanë dhe vëllain e ish-gruas, Gjykata merr vendimin drastik për Besnik Pjetrin

Gjykata e Lezhës dënoi me burg të përjetshëm Besnik Pjetrin (Përdeda) i cili në muajin gusht të vitit 2022...

Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri/ Sfidon amerikanët dhe Kushtetuesen

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në qeveri, ndërsa iu ka mbyllur derën e kandidimit për në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 të gjithë...

Sulmi i Iranit “trondit” tregjet financiare, çmimi i naftës mund të rritet frikshëm

Bota aktualisht po përballet me tre kriza të mëdha gjeopolitike me karakteristika të fuqishme gjeoekonomike dhe ato duhen parë si një e tërë, sepse...

Autizmi tek të rriturit, simptomat dhe përse është i vështirë diagnostikimi

Vitet e fundit kemi parë të famshëm që thonë se kanë zbuluar se vuajnë nga çrregullimet e spektrit autik në moshë madhore. Së fundmi...

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

Një zjarr ka shpërthyer në një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës. Sipas mediave të huaja, ekuipazhet e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje. Zjarri...

Lajme të tjera

Web TV