Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, destinacioni turistik i fundjavës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parku Kombëtar i Divjakës në Karavasta është një atraksion i jashtëzakonshëm, i cili tashmë është kthyer një atraksion turistik në vend dhe rajon, ku është e zakonshme që vizitorët dhe turistët ta vizitojnë atë çdo fundjavë.

Gjatë kësaj fundjave ky park është vizituar nga një numër i madh vizitorësh të cilët kanë shijuar kohën me diell duke u njohur më nga afër me bukuritë dhe speciet e shumta që ka ky park.

Ajo që të binte në sy ishte se vizitorët e shumtë për shkak të situatës të pandemisë zbatonin masat antikovid, ku shumica e tyre kanë qenë të pajisur me maska.

Ky park ofron një sërë atraksionesh për të kaluar këto ditë pushimi. Kjo zonë është vlerësuar si një nga më të rrallat në pellgun e Mesdheut për shkak të parkut dhe zonave rreth tij, që kanë vlera historike, kulturore, arkeologjike me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit.

Zona ka një sipërfaqja prej 22,230.00 ha dhe ndodhet 5 km larg Divjakës dhe 40 km larg qytetit të Lushnjës. Në këtë zonë gjithashtu takohen një sërë habiatatesh si p.sh delta lumenjsh, laguna, duna ranore, bimësi psamofite, halofite, dhe hygrofite, pylli me pishë të butë dhe të egër dhe me prani të dëllinjës kokërrmadhe (Juniperus monocarpa). Takohen 3 lloje endemike salepësh të gjinisë Orchis dhe lloji endemik (Aster albanicus). Përgjatë deltave takohet gjitari globalisht i kërcënuar lundërza (Lutra lutra). Përhapje kanë edhe çakalli, dhelpra, baldosa dhe të tjera specie të rralla të rajonit tonë.

Zona njihet edhe për disa lloje të rralla pishash dhe një lloj i rrallë pelikani, “Dalmatian Pelican”. Numri prej 5 % e të gjithë pelikanëve të këtij lloji jetojnë aty. Në zonë ndodhet një plazh mjaft i madh i cili vlerësohet për aftësitë kurative që mbart edhe rëra që ndodhet në këtë plazh, për shkak të përqendrimit të lartë të jodit.

Një tjetër element i veçantë në këtë vend janë edhe ishujt e vegjël, ku në brendësinë e të cilëve ngrenë foletë shpendët.

Kolonia e pelikanit kaçurrel me rreth 60 çifte, që përfaqëson rreth 5 % të numrit të përgjithshëm të kësaj specie në shkallë botërore është një tjetër veçori e rrallë e zonës, që e ka bërë edhe më tepër tërheqës.

Këto janë disa nga arsyet e veçanta që e bëjnë zonën një atraksion turistik i cili çdo vit e më tepër ka qenë tërheqës për turistët ditorë dhe të fundjavës. Periudha e pranverës është edhe momenti më i përshtatshëm për tu vizituar. Turizmi familjar është tipar i veçantë i kësaj perle të jashtëzakonshme dhe të rrallë i cili në këto ditë na mirëpret për ta vizituar.

Të fundit

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

Lajme të tjera

Web TV