Zbardhet lista e LSI-së, Kryemadhi kandidon veten në tre qarqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zbardhur emrat e kandidatëve që do të garojnë më 25 prill. Ndërkohë që është zbuluar lista, risia është vetëm në spostim të një pjesë të ish-deputetëve nga lista fituese në “mbushëse”.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor listën e kandidatëve që do të garojnë më 25 prill. Vetë Kryemadhi do të kandidojë në tre qarqe, Tiranë, Elbasan dhe Fier. Kryetarja e LSI-së ka dhënë edhe arsyen se pse ka zgjedhur të kandidojë në këto tre zona zgjedhore. Sipas Kryemadhit, Elbasanin e ndjen si detyrim moral për shkak të besimit të marrë në 2017, Fierin si qarku që nuk e ka braktisur kurrë LSI-në dhe Tiranën si dashuri e vjetër. “Në fakt, do ta analizoja në 2 drejtime. Do ta analizoja në drejtimin njerëzor, pra si një grua që në 2017 në një kohë shumë të shkurtër, qarku i Elbasanit më dha mundësinë për të pasur një rezultat më të mirë se 2013 dhe 2015. Ndjej një emocion dhe një detyrim moral dhe politik ndaj të gjithë atyre votuesve të 2017. Qarkun e Fieri nga ana tjetër asnjëherë nuk e ka lënë LSI-në vetëm, i ka dhënë një deputet, qofshin këto edhe në momentet më të vështira. E sigurisht dashuria e vjetër e Monikës për Tiranë, ku deputete për herë të parë krijon një lloj emocioni”, u shpreh Monika Kryemadhi. Sipas saj, edhe politikanët kanë emocione njerëzore dhe këto ndërthuren me pozicionet politike. “Mos harroni se dhe kryetarët e partive, politikanët kanë emocionet e tyre njerëzore që herë pas here bashkërisht ndërthuren me pozicionet politike, kalkulimet dhe maksimizimin politik. Qarku i Fierit dhe Elbasanit, por dhe Tirana janë në qarqet më të rëndësishme, siç është edhe qarku i Durrësit, pasi kanë të njëjtin numër”, tha ajo. Për qarqet që ajo nuk do kandidojë mendon se ka zgjedhur njerëz të spikatur që do votuesit do i votojnë. “Por nuk mund të diferencosh qarkun e Beratit, Vlorën apo Shkodrën. Që nga Kukësi deri në Vlorë, rëndësia e qarqeve dhe e kandidimit është e njëjtë. Duke ndërthurur emocionet personale, por edhe maksimizimin e votës, por edhe përgjegjësinë që kemi ne si LSI, do të kemi të gjithë këtë pjesë kryesore, ku në fakt janë bastionet e LSI, duke quajtur dhe Beratin, që është në duar të sigurta të një doktori dhe inxhinieri që për hir të së vërtetës jam e bindur se do të kemi tre përfaqësues nga qarku i Beratit“, u shpreh Kryemadhi. Sipas saj, lista e kandidatëve që do të garojnë më 25 prill është një listë e filtruar mirë, për të dalë në një ekip të mirë, e me reputacion në zonat e tyre ku do të kandidojnë. “Jam shumë e lumtur që ky proces ishte një proces shumë i shëndetshëm, shumë transparent dhe që krijoji një moment bashkimi të jashtëzakonshëm vlerash shoqërore, profesionale dhe morale. Kjo skuadër e madhe, që do të përfaqësojë Lëvizjen Socialiste për Integrim në të gjithë vendin”, tha Kryemadhi. Edhe pse Presidenti Ilir Meta do të kujdesej që në listën e kandidatëve të kishte figura të pastra, në realitet nuk ka ndodhur kështu. Lista rezulton të ketë njerëz të cilët kanë pasur probleme me ligjin. Pjesë e listës së LSI-së janë edhe fëmijët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ‘djegur’ nga Vetingut, të kallëzuar dhe të arrestuar për korrupsion.

Lexo edhe :  Haradinaj “nxin” Kurtin para Ramës: Mbështet interesat e Rusisë dhe Serbisë

Kandidatët e LSI-së

Berat

Ardit Çela

Blenard Nonaj

Esmerdala Qiorko

Petrit Sinal

Ilir Oboni

Lefter Maliqi

Esmeralda Hoxha

Shkëlqim Tafa

 

Durrës

Elona Guri

Bahri Shaqiri

Eno Karapici

Shemsi Prençi

Kontiana Kuçi

Hysni Caca

Bujar Dhima

Rexhina Leka

Gazmir Tahiri

Ramadan Topuzi

Berinda Bulku

Eraldo Luku

Durim Hoçja

Daniela Tema

Artur Baku

 

Dibra

Hajri Laçi

Blendi Gurra

Luljeta Skurra

Merita Hoxha

Bora Kaci

Altin Koltraka

 

Elbasan

Monika Kryemadhi

Altin Toska

Ermir Gjinishi

Vladimir Muka

Sokol Skura

Miranda Rira

Mimoza Trimi

Klaudia Krasnika

Dylber Dervishi

Sindi Laloshi

Artur Topi

Franko Hakilja

Sindi Qafleshi

Saimir Kumria

Emirjan Mekshi

 

Fieri

Monika Kryemadhi

Kejdi Mehmetaj

Klajd Bogdani

ASrben Çuko

Alma Mailja

Ardian Alushi

Sarjola Janko

Juard Myftaraj

Kristian Kina

Lusida Muho

Jetnor Krakolli

Renato Basholli

Blerta Progonati

Emiljano Braka

Maringlen Shehaj

Migena Idrizaj

Sotir Zarka

Besmir Gropa

 

Gjirokastër

 

Vangjel Tavo

Myrvete Asqeri

Elton Ismaili

Albert Mala

Erald Alika

Freskida Çako

 

Korçë

Endrit Brahimllari

Gentian Çala

Brunila Paskali

Petrika Mele

Thanas Poçi

Ismeralda Sejdolli

Avni Spaholli

Ergin Cikopani

Suela Dinellai

Leons Hasanaj

Marjeta Biba

Pandi Jani

 

Kukës

Erblin Bulica

Fiqireta Çela

Arbër Arifaj

 

Lezha

Viktor Tusha

Ertila Nikolla

Petrit Gjoni

Dila Prenga

Ded Ndreca

Adelajda Gega

Erduart Bardhoku

Algerta Shabani

Emiljano Gjonaj

 

Tiranë

Monika Kryemadhi

Erisa Xhixho

Petrit Vasili

Klajda Gjosha

Përparim Sppahiu

Edmond Haxhinasto

Floida Kërpaçi

Nora Malaj

Klevi Pojana

Silva Caka

Besnik Jaka

Aldi Fusha

Eriona Bixha

Faik Basha

Blerti Liça

Petrit Bare

Viron Bezhani

Esmeralda Demiraj

Arben Muçaj

Sokol Ponari

Elona Dhima

Etjon Joka

Lemi Muçaj

Melisa Cahani

Vojo Bregu

Agron Karaj

Sara Kaho

Ardian Hasalami

Denis Hidri

Iva Çarçiu

Eralda Gaja

Klodian Doka

Nikoleta Peti

Alert Rroko

Arben Rroko

Brisida Shehaj

 

Vlora

Luan Rama

Grisejda Myslymi

Dhimitraq Lapa

Dnikes Bushaj

Ferdinand Aligjoni

Liri Dëma

Gjergji Mano

Entela Shkurti

Anxhela Shenaj

Joana Ruçi

Everton Shehaj

Ilir Hysi

 

Shkodra

Agron Çela

Edmond Ndou

Lindita Reçi

Ilir Hyseni

Erlinda Kavaja

Melisa Brojaj

Sonela Radohima

Elsidita Selaj

Hashim Tafilaku

Elmira Zefi

Elvis Metani

Jalldiz Kastrati

Të fundit

Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin/ Moti për ditën e sotme

Për ditën e sotme pritet kalimi i një fronti të ftohtë mbi vendin tonë shoqëruar me masa ajrore të...

Rama apo Berisha? Fevziu: Ja kush refuzon të përballet

Gazetari Blendi Fevziu, në një intervistë për “Off the Record” , zbuloi se kush mes Edi Ramës dhe Sali Berishës refuzon të përballet në...

“Shkodra Elektronike” fiton Fest 63. “Zjerm” përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Shkodra Elektronike fiton edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën e tyre “Zjerm”, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025. Performanca...

Merr fund makthi i barazimeve, Juve mposht Monzën dhe rikthehet tek fitorja në kampionag

Merr fund makthi i barazimeve! Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionat pas 4 barazimesh radhazi, dhe plot 43 ditësh pa fitore, teksa mbrëmjen...

Nga luhatjet hormonale te rënia e imunitetit, çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë festave

Pas imazheve ëndërrimtare të dekorimeve të Krishtlindjeve dhe eventeve festive, shpesh gjenden ëmbëlsirat e panumërta, gotat me verë të zier dhe darkat stresuese familjare. Me...

Lajme të tjera

Web TV