PD me të njëjtin ekip që ka humbur pesë herë zgjedhjet, PS me energji të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Ditën e hënë, tre partitë e mëdha në vend dërguan në KQZ listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. Si i lexoni emrat e përfshirë për herë të parë dhe renditjen në fund të listës fituese emrat emblematik të PS?

Në emrat e rinj në lista ka dy shfaqje dhe dy fenomene: E para që Partia Demokratike ka thuajse të njëjtin ekip që kishte në vitin 1997, ku pësoi humbjen më të thellë në historinë e saj; ndërsa Partia Socialiste ka ndryshuar mbi 35 për qind të emrave të parlamentarëve. Kjo dëshmon se kemi përballë një politikë me njërën anë të lodhur dhe anën tjetër në makinë. Kryetari i PS dhe kryeministër, Edi Rama, u kërkoi kandidatëve për 25 prillin: ‘Vraponi, vraponi!’ për të realizuar punët e shtetit, për të ndaluar rrezikun dhe për të fituar mbi 78 mandate. Domethënë në maxhorancë ka energji, ka entuziazëm, ka qëllim. Kam frikë se Partia Demokratike e ka mbyllur ciklin e saj; nuk ka më energji politike. Mandati i tretë i qeverisë Rama do të thotë një rishikim dhe ringjallje e natyrshme e fushës politike; ndoshta rishikim që krijon energji të reja, ndoshta një mandat të katërt- që përsëri dëshmon për vitalitet. Emrat e deputetëve ‘senior’ të Partisë Socialiste që janë vendosur në ‘kufirin e rrezikut’ të listave është fenomeni që ndodh për herë të parë në politikën tonë. Ky akt politik nxit edhe një herë tjetër energji dhe angazhim të personaliteteve ‘të vjetër’ të PS për një rezultat të thellë në zgjedhje

 

Partia Demokratike nuk përfshiu në listë e 2021, vetëm 11 nga deputetët që dolën nga zgjedhjet 25 qershor të 2017. Megjithatë përveç 2-3 emrave që vijnë nga pjesa akedemike, të tjerët duket se plotësojnë atë që konsiderohet “listë normale”. Si e komentoni?

 

Le të merremi vesh fillimisht cila quhet ‘listë normale’? Listë normale nuk është lista që nuk lëviz, as elitat që nuk bëjnë asgjë nuk quhen normale; as politika ‘korrekte’ që bën vetëm demagogji- nuk quhet normale. Në këto kohë ndodhemi pikërisht para këtyre fenomeneve globale. PD vjen me të njëjtin ekip që ka humbur pesë herë që nga viti 2013. Si mund të besohet, qoftë edhe nga militantët, se këtu ka shpresë? Ndërsa për ‘akademikët’ nuk kuptoj për cilët flisni? Ndoshta flisni për një gazetar në Lezhë dhe një shkrimtare në Elbasan… Por këta nuk janë akademikë, njëri është një gazetar mediokër dhe tjetra një shkrimtare pa vepër të njohur. Sidoqoftë, akademikët nuk e bëjnë politikën, thjesht ‘zbukurojnë’ fushën e festës. Akademikët e njohur Romeo Gurakuqi dhe Valentina Duka janë hequr nga lista e zgjedhjeve të 25 prillit.

Lexo edhe :  Kronikë e ditës së lavdisë!

Zgjedhjet e 25 prillit do jenë edhe përballje emrash në listë respektive apo përzgjedhje subjektesh?

 

Sigurisht që personalitetet e zgjedhur kanë vlerë. Vlera është që të mos jenë të bezdisshëm apo të mbrapshtë saqë njerëzit të thonë ‘ou, unë nuk votoj për atë debil’. Në këtë pikë e kanë vlerën më të madhe, që të mos jenë të pa vlerë. Por sistemi ku zhvillohen zgjedhjet njeh ekipin, njeh liderin. Mbi të gjitha, sidomos kësaj here qytetarët duke shkuar drejt votimit, do të pyesin: ‘Kush ishte ku?”. Sepse këto kohë kaluam dy ngjarje të rënda: Tërmeti dhe Pandemia. Atëherë qytetarët do të pyesin: ‘Ku ishe ti kur kisha tërmetin? Ku ishe kur isha në pandemi?’. Konkretisht do të pyesin: ‘Zoti Luli, ku ishe ti në këto halle të mija?”. Varet cili është parë në fushë me njerëzit. Kjo është e tëra.

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim në një takim në Elbasan tha se do të ketë ndryshime në listën e dorëzuar nga forcat politike në KQZ, ku saktësoi se janë tre individë të shpallur “non grata” nga SHBA. Si e lexoni qëndrimin e saj dhe cilën forcë politike mund të prekë dekriminalizimi?

Po, zonja Kim tha edhe se mungon kuadri ligjor rreth këtij fenomeni. Vetëm shpallja ‘non grata’ në një shtet, qoftë edhe në SHBA, nuk e ndalon dikë që të kandidojë e të votohet- nëse votohet. Kam frikë se e kemi kthyer në modë fjalorthin ‘kriminelë në parlament’. Kam frikë se teksa thërrasim ‘kriminelët në parlament’, kriminelët e mëdhenj shëtisin ‘me kalë’- siç ka qenë një batutë e një filmi të realizmit.

Të fundit

Qendër e re administrimi në Vaqarr/ Rama: Hapësirë multifunksionale për të gjitha moshat

Vaqarri do të ketë një qendër të re administrative. Kryeministri Edi Rama thotë se qendra do të operojë si...

Elon Musk zbulon se cili aktor duhet ta luajë atë në filmin biografik

Miliarderi Elon Musk gjatë ceremonisë së 10-të të Çmimit Breakthrough, mori një moment për të ndarë mendimet e tij mbi filmin biografik të ardhshëm...

Pse shkalloi Ilir Meta?

Nga Spartak Ngjela Goditja antikorrupsion për të korrupuarit e mëdhenj është tragjedia e tyre sot në Shqipëri. Por, më i akuzuari, Ilir Meta, po paraqet një...

Efektet mbresëlënëse të kafesë kundër rrudhave

Studimet konfirmojnë se kafeja është një aleat kundër plakjes së lëkurës falë vetive të saj antioksiduese dhe anti-inflamatore. Të apasionuarit pas kujdesit të lëkurës...

Nuk i dha 10 ditë raport mjekësor, pacienti bën për spital mjekun në Itali

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mirandola të Italisë, ku një mjek është dhunuar barbarisht nga një pacient. Ai kishte kërkuar 10 ditë...

Lajme të tjera

Web TV