Rritet paga mesatare në 3 muajt e fundit të 2020, ja cilët sektorë paguajnë më shumë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ekonomia ka filluar të marrë frymë në tremujorin e fundit. pas përmirësimit të tregtisë me pakicë, të dhënat e INSTAT tregojnë edhe një rritje të pagës mesatare në muajt e fundit të vitit.

Pjesa më e madhe e aktiviteteve ekonomike kanë raportuar rritje të pagave, pas rënies së tyre në tremujorin e tretë, si rrjedhojë e krizës së Covid-19. Ndërsa me bazë vjetore, rritja ka ardhur më së shumti nga administrata publike, kryesisht si rrjedhojë e shpërblimeve që janë dhënë për mjekët që ishin në frontin e parë të luftës ndaj pandemisë.

Sipas INSTAT,  Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2020, është 54.951 lekë, duke u rritur me 2,8 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Aktiviteti ekonomik më i paguar mbetet ai i fushës financiare dhe sigurimeve, me 115 mijë lekë në muaj, me rritje prej 12.6% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe me rreth 1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sektori i dytë që paguan më shumë është “Informacioni dhe komunikacioni”, me 82.5 mijë lekë në muaj, me rritje 8% në krahasim me tremujorin e tretë dhe 3.5% me të njëjtën periudhë të 2019-s. Profesionistët e këtij sektori ishin ndër më të kërkuarit në periudhën e pandemisë, për shkak të orientimit të punës dhe tregtisë online.

Sektori i tretë që paguan më shumë është “Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale”, me 66.4 mijë lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky aktivitet i ka rritur pagat me 10%, të ndikuara kryesisht nga sektori i shëndetësisë.

Lexo edhe :  “Të telefonova, nuk u përgjigje”/ Fino bashkon të majtë e të djathtë, ja mesazhet prekëse të politikanëve shqiptarë

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të katërt 2020, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 2,1 herë më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim është 40,9 % më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të katërt 2020 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 4,5 %, ndërsa në grup-aktivitetin Bujqësia, pyjet dhe peshkimi  ulet me 7,5 %.

Gjatë tremujorit të katërt 2020, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 80,6 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është  40,9 % më e ulët.

Paga për grup-profesionin e Nëpunësve ka rritjen më të madhe prej  5,1 % gjatë tremujorit të katërt 2020, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa për grup-profesionin e Punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit ulet me 0,9 %. /Monitor

Të fundit

Kampionati i Minifutbollit Shqiptar nis edicionin e 8 -të, Administratori Kadiu: Do të sjellim normalitet në gjendjen fizike dhe psikologjike që ka përkeqësuar Pandemia

Nën moton , “Sporti si një vlerë e shtuar” Shoqata Sportive e Minifutbollit shqiptar hapi edicionin e 8-të të...

Shkrihet dega e LSI-së në Njësinë 10, i bashkohet Partisë Socialiste, Veliaj: Mirë se erdhët, dera është e hapur për të gjithë

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Njësinë 10 është shkrirë, duke iu bashkuar përfundimisht Partisë Socialiste. Në një takim të zhvilluar me ish...

Gënjeshtra e 1 Prillit që përfundoi në përleshje me policinë (Video)

Policët në Belgjikë u përleshën me mijëra qytetarë që ishte mbledhur për një festë në park, e cila ishte organizuar me shaka për 1...

U kap me 49 kile kokainë, reagon Arbër Çekaj pas arrestimit të babait: Një klan i caktuar…

Arbër Çekaj, biznesmeni i arrestuar dhe i dënuar për trafikun 613 kg heroinë ka reaguar për arrestimin e babait të tij një ditë më...

Mjekët heronj/ Ngjiten maleve për të vaksinuar popullsinë

Qeveria turke do që deri në fillim të vjeshtës të vaksinojë 60% të popullsisë kundër virusit korona. Por shumë nga 83 milionë banorët e...

Lajme të tjera

Web TV