Ministri Klosi shpalos programin e turizmit nga ajri: Rrisim numrin e turistëve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nën atmosferën festive të ditës së Verës, me evente të ndryshme në të gjithë Qarkun e Beratit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i pari i këtij qarku, zgjodhi të ndante nga ajri vizionin për zhvillimin e sektorit turistik, që ka hyrë tashmë në shinat e zhvillimit të një industrie turistike tē qendrueshme.

Nën atmosferën festive të ditës së Verës, me evente të ndryshme në të gjithë Qarkun e Beratit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i pari i këtij qarku, zgjodhi të ndante nga ajri vizionin për zhvillimin e sektorit turistik, që ka hyrë tashmë në shinat e zhvillimit të një industrie turistike tē qendrueshme.

Në eventin “Berati Open Air”, ku vetë ministri ishte protagonist, Klosi nënvizoi rëndësinë e gërshetimit të investimeve infrastruktore me ofertët historike, kulturore, natyrore lokale.

“Lagjja Kala, Mangalem, lagjja Goricë, kanë parë ndër shekuj, si ka ndryshuar ky qytet. E, ky lum që i ka përshkruar tashmë, është kthyer në një atraksion të madh publik. Unaza e re e qytetit, e cila kalon përbuzë lumit, do ta shndërrojë Beratin, në qytet pa ndotje, pa probleme që kanë të bëjnë me trafikun e rënduar të qytetit. Por po ashtu, edhe mali Partizan është një objektiv i ri, për t’u shndërruar në një atraksion të madh turistik. Rruga e Drobonikut, do të shënojë arritje të madhe për turizmin në Berat

Ndërhyrjet në lagjet muzele, Kala, Mangalem, Goricë, sistemimi i shtratit të Osumit, unaza e re e qytetit, parkimi i ri, rrugët hyrëse për në Berat, shndërrimi i sitit turistik të Dimalit në park arkeologjik, zhvillimi i disa pikave agroturistike të zonës, kantinave të verës e kombinuar me kulinarinë e mikpritjen beratase, do ta shndërrojnë shumë shpejt Qarkun në një destinacion të ofertës gjithëvjetore”, tha ndër të tjera, Klosi.


Të fundit

Xhaçka: Shqipëria gati për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në video-konferencën e sesionit të 131-të të Komitetit...

E rëndë/ Automjeti përplas për vdekje këmbësorin në Burrel

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Burrel ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur...

“Mbresëlënëse”/ Rama publikon videon nga stërvitja e “Defender Europe 21”

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetin social “Facebook” momente të stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21”. Me anë të kësaj stërvitje Rama thotë se trupat...

Manastirliu publikon videon: Vijojnë ndërhyrjet për vendosjen e lenteve falas në spitalet publike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video me dëshmitë e të moshuarve që kanë kryer ndërhyrjet në sy falas...

Policia arreston dy shqiptarët në Selanik: Sekuestrohen 1 400 rrënje kanabisi (Video)

Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë në zonën e Kilkisës në veri të Selanikut në Greqi duke sekuestruar edhe një sasi të madhe rrënjësh...

Lajme të tjera

Web TV