Vlerësimi për Shqipërinë/ Lumi Vjosa është dhuratë për gjithë Evropën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një letër drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe autoriteteve të Bashkimit Evropian, fituesi i çmimit të fondacionit The Right Lievelihood, i njohur ndryshe edhe si çmimi alternativ Nobel, Michael Succow bën thirrje për të nisur që tani me planifikimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.

“Vjosa në Shqipëri është një nga lumenjtë e fundit të virgjër të Evropës me një nga ekosistemet më të spikatura të kontinentit. Në dritën e përkeqësimit të jashtëzakonshëm të habitateve natyrore dhe biodiversitetit në Evropë dhe në notë, Vjosa është një dhuratë e madhe jo vetëm për banorët e Shqipërisë, por për të gjithë evropianët dhe më gjerë”, shkruan Succow.

Ai në këtë letër mbështetet edhe nga të tjerë fitues të çmimit alternativ Nobel, i bëjnë thirrje Shqipërisë që të fillojë sa më shpejt me planifikimin e Parkut Kombëtar te Vjosës përgjatë gjithë lumit në Shqipëri duke përfshirë edhe degët e tij.

Sipas Succow rreth 30 projektet e HEC-eve të reja përgjatë lumit përbëjnë rrezik për ekosistemin.

Në letrën e tij drejtuar edhe BE-së, Succow u bën thirrje edhe Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të mbështesin me fonde dhe me ekspertizë Shqipërinë në qëllimin e saj për të krijuar Parkun e Parë Kombëtar të një lumi të virgjër në Evropë.

“Kjo do të ishte një arritje gjigante për natyrën e Evropës dhe dhe mund të shërbente si model për BE-në”, shkruan ndër të tjera Succow.

Rreth 36 organizata mjedisore i janë drejtuar për këtë çështje që nga shkurti e deri tani Qeverisë së Shqipërisë, ndër ta edhe aktori i Holivudit, Leonardo di Caprio, në një mesazh në Twitter.

Më 10 shkurt, rreth 20 organizata mjedisore nga Shqipëria dhe Evropa i kishin dorëzuar ministrit të Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi, një plan për krijimin e Parkut Kombëtar në rrjedhën e lumit Vjosë.

Qeveria e Shqipërisë më herët kishte paralajmëruar se do ta kthente luginën e Vjosës në një plan kombëtar, por sipas shoqatës për mbrojtjen e mjedisit, EcoAlbania, projekti i qeverisë shqiptare i ka përjashtuar nga mbrojtja zonat përreth hidrocentraleve të planifikuara.

Veç hidrocentraleve, ekspertët e shohin të rrezikuar ekosistemin e Vjosës, me ngritjen e aeroportit të Vlorës, tenderi i të cilit i është dhënë ndërkohë kompanisë zvicerano-shqiptare Mabetex, të ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Bacolli dhe kompanisë turke ADA, e cila aktualisht po ndërton edhe spitalin e Fierit. /Deutsche Welle/

Të fundit

Dumani hedh poshtë deklaratat e Ilir Metës: S’e kam njohur kurrë McGonigal!

Kreu i SPAK reagon lidhur me akuzat e forta nga ish presidenti Ilir Meta dje në një studio televizive. Unë nuk e...

“Bypass-i” i Radhimës, gati në qershor/ Lehtëson ndjeshëm trafikun në sezonin turistik

Në prag të sezonit turistik ByPass i Radhimës do të hapet për qarkullimin e mjeteve. Ky investim është pjesë e rrugës Vlorë-Orikum, dhe ka një...

“Romeo nuk shkon në finale”/ Gazetari e thotë troç: Heidi është lojtare më e fortë

Ronaldo Sharka, ish-banor i ‘Big Brother VIP Albania’ ka bërë një analizë të lojës së deritanishme. Teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në...

Kujdes! Nesër reshje intensive në të gjithë vendin! Mund të ketë vërshime të lumenjve

Parashikimi nga ekspertët e Instituti i Gjeoshkencave tregon se gjatë ditës së nesërme, datë 17.04.2024 parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët...

Ilir Meta prezanton ekipin e tij në Partinë e Lirisë

Ish-presidenti Ilir Meta, pasi shkarkoi Endrit Braillmarin, nga dy postet që mbante në Partinë e Lirisë, ka prezantuar ekipin e ri të punës. Ditën e...

Lajme të tjera

Web TV