Fshati u zhduk brenda natës, zbulohet si ndodhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vendbanim në një luginë piktoreske në Rumani, fshati Giamana u zhduk nga harta për t’i lënë vendin një liqeni toksik. Sidoqoftë gjurmët e këtij fshati ende mbizotërojnë në këtë zonë dhe padrejtësia që iu bë popullsisë lokale nuk do të harrohet aq lehtë.

Fatkeqësisht, në ato vite fatale, rezerva të pasura bakri u gjetën në një minierë aty pranë, e cila, gjatë nxjerrjes, gjeneroi një sasi të madhe mbeturinash. Banorët u detyruan të evakuoheshin sepse zona do të shërbente si vend për të ruajtur të gjitha mbeturinat toksike. Kështu qindra familje humbën brenda natës atë që kishin krijuar për dekada.

Sapo lugina u zhyt në ujë, ata filluan të lëshojnë materiale toksike në liqen, të cilat, e kthyen ujin në baltë shumëngjyrëshe.

Familjet u zhvendosën 100 kilometra larg dhe në vend të një grumbulli parash që u ishte premtuar, ata morën vetëm një copë tokë të vogël dhe ca para në mënyrë që të arrinin të fillonin sërish jetën nga e para.

Nga mbi 1000 banorë që banonin dikur në këtë vend, sot rreth 20 persona jetojnë pranë liqenit toksik. Shtëpitë e tyre janë të vendosura në një kodër, por jeta në afërsi të liqenit është shumë e vështirë, kryesisht për shkak të gazrave toksikë dhe mungesës së infrastrukturës publike.

Megjithëse kanë kaluar pothuajse katër dekada nga zhdukja e fshatit, vendasit janë ende të zemëruar me autoritetet që i lanë në baltë dhe nuk përmbushën premtimin për të zhvendosur varrezat lokale, të cilat qëndrojnë të zhytura në afërsi të kishës.

Të fundit

Tensionet në Lindjen e Mesme, ja parashikimi i frikshëm i Baba Vangës

Mediat e huaja kanë rikthyer profecitë e Baba Vangës për vitin 2024, pas ndezjes së situatës në Lindjen e...

Do të kandidojë për kryeministër? Ja si përgjigjet Agron Duka

Agron Duka, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar situatën politike në vend dhe situatën brenda opozitës. Ai tha se opozita duhet të...

“SIGAL UNIQA Vital Truck”, dy ditë në Divjakë/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

SIGAL UNIQA Group Austria, përveç se një kompani sigurimesh, prej vitesh kontribuon për qytetarët në forma të ndryshme. Prej vitit 2015 SIGAL UNIQA ka ndërtuar...

Hezbollah sulmon sërish Izraelin/ 14 ushtarë të plagosur, 6 prej tyre në gjendje të rëndë

Grupi militant libanez Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për një sulm ndërkufitar me dron dhe raketa në veri të Izraelit që ka lënë të plagosur...

Punimet në rrugën e Arbrit/ Devijohet qarkullimi në rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se qarkullimi i mjeteve në rrugën e Arbrit do të devijohet për shkak të punimeve që po kryhen në këtë...

Lajme të tjera

Web TV