Një 31-vjeçar nga Vlora ka ndërruar jetë mesditën e sotme si pasojë e Covid-19.
Bëhet me dije se i riu që ka ndërruar jetë është Myrtezan Memushaj. Mësohet se ai prej ditësh ishte i shtruar në një spital Covid.
Pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar, 31-vjeçari, katër ditë më parë u nis për në Turqi për mjekim më të specializuar.
Fatkeqësisht Memushaj nuk ka arritur ta fitojë betejën me Covid-19, duke humbur jetën ditën e sotme.