Presidenti më së shumti tremb Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Presidenti është gati të ndeshet me të gjithë. Dhe kur është i gatshëm të ndeshet me vetë Bashën nëse humb zgjedhjet, imagjinohet se si mund të veprojë me kundërshtarët. Ia tha shumë qartë kreut të opozitës se nëse Rama do të fitojë 71 mandate atëherë kjo do të ish dëshmi se lideri i opozitës do të ish i dështuar. Dhe në këtë rast përveç dorëheqjes, do ta zhvishte Bashën për të marrë vetë spaletat e liderit të opozitës pas largimit si president. Gjithsesi, efekti i sjelljeve të ashpra të presidentit Meta mbetet brenda kampit të opozitës dhe jo jashtë tij. Tek maxhoranca jo dhe jo. PS ka kohë që e ka lënë jashtë vëmendjes presidentin, dhe aktualisht mbetet e fokusuar tek beteja e zgjedhjeve dhe tek kundërshtari historik i saj që është PD. Në të gjitha rastet marrëdhëniet maxhorancë – president kanë hyrë në ciklin rutinor të dekret-shdekretimeve, të kthimit të ligjeve dhe rikalim të tyre në parlament apo letërkëmbimi i pashmangshëm shkresor. Tashmë në rivalitetin institucional ka mbetur vetëm dhënia e dekoratave, pasi përveç presidentit, nderime të personaliteteve e ka të drejtë edhe kryeministria. E parë në këtë kuadër, duket se trysnia e vërtetë e qëndrimeve të ashpra të presidentit është vetëm tek Lulëzim Basha. Është ai që ndërsa është në krye të një aleance opozitare e në prag beteje zgjedhore, shikon një president që e hakërron me çomange kokës se s’po i ecën puna, se nuk është në rregull me strategjitë e betejës, dhe se në çdo moment pas disfatës  e ka kërcënuar hapur se do ti marrë drejtimin e opozitës dhe do ta vërë në rresht me të tjerët. Kreu I PD nuk ndihet I qetë me këto shpërthime, pasi mund të jetë jo shumë i aftë për beteja elektorale, por sidoqoftë budalla nuk është. Ndërsa ndihet i kërcënuar që tani kur është në mes të betejës së zgjedhjeve, imagjino si do të jetë shkulmi presidencial kur maxhorancën qeverisëse që kërkon nuk ka si t’ia bëjë pa mandatet e LSI. E në këtë rast imagjinoni si mund të jetë dita e punës e Lulëzimit si kryeministër. Axhenda do të fillojë me takimin e përditshëm të orës 9 në Presidencë. Aty në praninë e Metës do të jetë dhe Berisha, të cilët prej kohësh kanë pirë kafen e mëngjesit së bashku. Pasi bëhet raportimi I përditshëm dhe pasi e kanë kërdisur mirë e mirë për çfarë ska bërë sipas porosive dhe çduhet të bëjë në vijim, vetëm atëherë mund të drejtohet drejt zyrës së tij. Ai mund të quhet kryeministër por kreu i vërtetë i maxhorancës do jetë në Presidencë.  Ky është dhe makthi më i madh i Lulëzim Bashës.  Ndoshta për këtë arsye Rama ia përmend aq shpesh emrat e ilir Metës dhe Berishës. Ia tregon siç tremben fëmijët me gogolin. E në këtë rast ankthi se mos gabon dhe gjykohet keq prej tyre, ia mpak kurajon dhe ia zbeh iniciativën. Madje, është sërish kreu i PD ai që është më interesuari të mësojë se cili është plani apo skema që deklaroi presidenti që do të verë në funksion të mbrojtjes së votës e që do ta bëjë të ditur pas disa ditësh. Në se ky plan konsiston me skëmën e përdorur si në rastin e  zyrave të FRPD, ku presidenti e sheh vetën së bashku me stafin e tij si grup të ndërhyrjes së shpejtë pas çdo telefonate alarmuese, atëherë kjo është trefish shqetësuese për liderin aktual të opozitës. Pasi kështu, të gjithë ata komisionerë specialë që ka emëruar, të gjithë kandidatët për deputetë, përfshirë dhe kryetarët e partive aleate, ata më kollaj do e kenë të komunikojnë me grupin e gatshëm presidencial sesa me të. Me këtë skemë të gjithë raportojnë në presidencë, të gjithë vihen në kontroll të ri e në këtë rast dihet se kush bëhet de facto lider, para dhe pas zgjedhjeve qoftë. Duke dhënë dorëheqjen apo duke qëndruar në të njëjtën zyrë sërish. Mbetet vetëm që ai tu bëjë dhe listat, përfshirë edhe emrin e vetë Lulit.

Lexo edhe :  Kush janë sharlatanët dhe kush është Grupi Intelektual në Shqipëri?

 

Të fundit

Në fakt amnistinë e dështoi Salianji

Nga Mero Baze Socialistët nuk arritën të bindin dot Partinë Demokratike dhe as grupimin e Berishës, të jepnin votat për...

“S’ke turp”/ Përplasje e ashpër në BBV, Juli ia thotë në sy Gazit: Më ke prerë në besë

Juli dhe Gazi së fundmi kanë pasur përplasje të forta mes njëri-tjetrit edhe pse dyshja kanë pasur një miqësi mjaft të mirë brenda shtëpisë. Ashtu...

Çfarë ndodhi? Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Britania ka zgjeruar sanksionet e saj kundër kompanive ruse, individëve dhe entiteteve jashtë Rusisë që dyshohet se po ndihmojnë në shmangien e sanksioneve ekzistuese,...

Rihanna është sërish shtatzënë? Fotot që nxitën dyshimet se këngëtarja po pret një fëmijë

Fansat e këngëtares Rihanna kohët e fundit po spekulojnë nëse ajo dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky, do të kenë një tjetër fëmijë së...

“Një bir ku*ve i çmendur”/ Presidenti Putin reagon ashpër ndaj fyerjeve të Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar në lidhje me deklaratat e homologut të tij, Joe Biden i cili ka shpërthyer ndaj tij me ofendime. Putin i...

Lajme të tjera

Web TV