Jo, jo! Edi nuk do të pëlqehej ndryshe!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-pedagogia e gjuhëve të huaja në Akademinë e Arteve, Drita Mato, tregon njohjen me Edi Ramën kur ishte student dhe asistent pedagog. Nga përplasja me ish-ministrin e Brendshëm që i “mbylli gojën” për 5 orë, në  “arrogancën” e mbrojtjes së mendimeve të tij…

 

Nga Margarita Koka

 

U ndodha në parkun që është thuajse përballë kryeministrisë. Afër meje  ulet një  zonjë tërheqëse,  rreth të 70-a, e njihja që gjatë studimeve në Akademinë e Arteve. Dhe siç  e ka parashikuar populli ‘ku dhemb,  dhëmbi vete gjuha’, ajo nisi të flasë  për  mandatin e dytë të kryeministrit.   -‘‘ Kam qenë pedagoge në kohën që  Edi (Rama), paraqiti projektin e diplomimit’’-  filloi bisedën zonja. Ajo është Drita Mato, pedagoge e gjuhëve të huaja te Artet.

-‘’I duhej një faqe muri (ne hollin e arteve skenike, dramës) që  të realizonte një  pikture murale.  Pedagoget diskutuan- “pse ti jepet Edit”. I ati ishte prezent. Kristaqi  ishte shumë korrekt,  shumë i sjellshëm, shume punëtor. I jashtëzakonshëm. Edi donte të bënte diçka në murin e hollit, por e shprehte me këmbëngulje…  “E du”, thoshte. Në  pjesë e pedagogeve,  s’ishin dakord se atë mur e donin edhe të tjerët.-“

-Unë rallë  flisja se nuk isha e profesionit. Jepja rusisht në degën  e pikturës. Edi bënte anglisht, nuk e kisha student direkt.  Unë  thashë ‘më mire shoh  atje në mur një pikturë, se një mur të palyer. S’kishe përgjigje. Drejtori  vendosi për po, t’i jepej hapësira Edit.  Korridori nuk mund të bllokohej se prej aty shpërndaheshin studentet nëpër kate.  Iu kërkua  një zgjidhje që në mëngjes e gajtë ditës të mos pengohej lëvizja e studentëve. Edi,  me atë karakterin e tij shpërthyes,  u përgjigj ‘’unë, tha- do të punoj nga ora 10  e darkës deri në orën  4 të mëngjezit. Në mëngjes holli do të jetë i lirë’’.

Ishte këmbëngules, i vullnetshëm? Dinte ndopak rusisht Edi!?

-Dinte i ati.  Unë kam bëre edhe tekste të gjuhës ruse për  studentet e koreografisë, pikturës dhe dramës.

Emri i juaj?.

Drita Mato: – Edi ishte i talentuar, kur ulej për të bërë punë, bënte punë, por nuk mund ta kontrollonte atë karakterin  e tij impulsiv qe e kishte marrë  nga e ëma, jo të atit. E ëma është nga Himara, nga Vunoi. Labët  e kanë atë forcë, duke  pasur edhe talentin, kuptohet  sa shpërthyes bëhej Edi.  P.sh. vjen në  orën e mësimit, unë bëja mësim me pikturën,  nga qe e dinte veten pedagog  hapi derën

Ç’vit  ishte?

Drita Mato: -Ka qenë viti 90.

–‘’Këtë,  këtë edhe këtë-  tha, i dua për ne qytetin e nxënësve per nje material’’.

Ishte pedagog  në ato vite.

-Ishte asistent /pedagog,  se pedagog i brendshëm nuk u bë, duheshin disa vite pune, ishte kriter. Mua  nuk më foli fare, nuk më përfilli, mësuese rusishte isha unë.  I mori studentët  dhe doli përjashta. Sapo mbylli derën ju them studenteve qe kisha ne klasë , “të gjithë ne këmbë, përjashta’’.  Studentët, dolën jashtë dhe unë kalova para tij, nuk u ndjeva dhe ika.

‘’Pse dolët ju!?.Ç’pati ajo!?. Kush është kjo!!?’’, u dëgjua të fliste

Edi nganjëherë edhe të injoron,  ….,  s’e përfillte mësuesen e rusishtes Edi.

‘’Ah jo, jo!,  zysh Drita është  e jona’’-  thanë studentët. Ai me një ndjenjë të çuditshme u përgjigj:  “s’thashë gjë  unë”,  por  u bë kurioz kush është kjo. Unë nuk jam ndjerë tek artet, por një  vit më parë kishte ardhur drejtor im shoq. I thanë -‘’e shoqa e drejtorit mo, gruaja e drejtorit është’’ .

‘’Prandaj flisni kështu ju, e kuptoj’’- ju përgjigjet Edi.- ‘’Jo. jo, thuaj çfarë të duash për drejtorin,  por për zysh Dritën,  jo’’.

A ju kërkoi  ndjesë?

“Unë ika, ja lashë atij të diskutonte me studentët. Ai  duhet ta merrte vesh dhe e mori. Të  diskutonte me njerëzit  me studentët dhe pastaj të vendoste, të vlerësonte njerëzit së pari”.

– A të fliste më vonë?

-Po, po  më fliste me shumë respekt, por një çikë ftohtë.

– A ishte i pashëm??

Shumë, shumë alamet trupi. Im shoq u emërua drejtor në kohën që unë isha aty, si pedagoge. Kuptohet që unë duhej të largohesha nga institucioni. Karakteristika që mu bë ishte me fjalët më të mira. Unë  u çudita  se nuk isha shumë pjesë. Thotë Kristaqi: – ‘’do ta bëni nën drejtoreshë Dritën me këtë karakteristike që keni shkruar’’.

‘Jo jo – tha, Ibrahim Madhi, do iki Drita, meqënëse ka ardhur i shoqi drejtor’’.

‘’Të iki Drita?!!! – jo!, tha Kristaqi, më mire të iki ai qe erdhi i fundit’’. Ishte shumë rigoroz,  shumë punëtor, shumë i sjellshëm Kristaqi. U vendos unanimisht që të mos largohem nga Instituti i Arteve.

– A kishte vese Edi Rama?

-Nga rrëmbimi  thoshte e bënte edhe gjëra të mira edhe gjëra të këqija.

Si sillej me studentët?.

Studentët e dëgjonin, kishte autoritet te studentët, por duke përdorur pak arrogancën, jo pak, por shumë.

– Kishte arrogancë banale apo të sofistikuar?!

– Edi ishte i zgjuar dhe e kishte në vetvete, në trashigimi atë forcë,  atë ‘arrogancë’.

– E fusni Edin te studentët ekselent?.

-Po, po, ai dinte shumë, kishte njohuri. P.sh., në një mbledhje erdhi vetë Ministri i Brendshëm, erdhi për të kritikuar Edin, ndaj e thirrën aty, seç kishte bërë. I kishin qethur kokën njëherë në ministrinë e brendshme. Në atë mbledhje Edi ka folur nga ora 9 deri në orën 2 të pasdrekës. Ministri i  Brendshëm nuk hapi dot gojën, kaq shumë gjëra i tha.

Me argumente të fortë?!

-Shumë, shumë të fortë në të njëjtën kohë me arrogancë, por shumë-shumë gjëra tha. Të them të drejtën jam tronditur, kishte lidhje direkt me problemet por edhe me realitetin. P.sh, Edi përdori disa argumente, mund të duken të rëndomta, por ta zëmë –‘doni t’ju përshkruaj’-  dhe filloi të bënte analizën e ministrave të kohës!  – ‘‘shikoni ministren e arsimit,  s’gjetët një të formuar, të dinte të paktën anglisht a frëngjish.  Ajo edhe veturës se vet i thotë ‘’peguoti’’.

Kishte kurajë?

Haptas. Po, po shumë, haptazi me shumë forcë.

Cili vit  ishte?

-Ka qenë 89, 1989.  Foli pastaj për atë ministren e bujqësisë , e kishte shtëpinë  prapa institutit.  ‘ I kane vene shtëpisë grila qe të mos ta shohim ne të dramës , qe del ne bahçe  me këmbë me lesh. Shikohet nje grua  këmbët gjithë lesh, është edhe ministre.

-Hapur?

-Haptazi, me shumë forcë. Dukeshin si komente arrogante por kishte brenda shumë të vërteta. Foli shumë. Vetëm Edi. Ne të tjerët s’thamë asgjë. Foli shumë, më tepër se ç’duhej. Trajtoi një sërë  problemesh, dolëm jashtë pas pesë orëve. Patëm frikë të gjithë, edhe ai e pati të vështirë. Do më fusin brenda, diçka do më bëjnë-tha.

Se kokën ja kishin qethur…  

Po, po, tani do më fusin brenda –tha.  Kishin ardhur gazetarë për ministrin e brendshme, ishin pesë orë në pritje.  He- ”u interesuan”-ata ‘’si ishte mbledhja’’. Edi ju drejtohet atyre.

-“Tani unë ju a thashë të gjitha, të gjitha. Tani le të më bëjnë çfarë të duan. Unë e vrava frikën.

– Po t,ju  shihte ne rruge do t’u fliste??.

-Kush?, Edi. Nëpër korridor fliste, por kështu jo jashtë, s’kishte shoqëri.

S’kishte shoqëri?

-Nuk kishte shoqëri?… Ai kishte shoqërinë e tij dhe kishte shumë studentë që i mbante afër,  shumë afër tij dhe e përkrahnin, dhe ata kishin besim të madh  tek ai, edhe ai tek ata.

A ka qenë lider që në atë kohë??!!

-Po, po.  Ai frikë nuk kishte, dhe ndajë atyre që e dinte qe i kishte kundër godiste  me me  fakte të vërteta  edhe me arrogancë .

Dmth, kur hapte gojën te vriste??!!!

-Po, po edhe të atit I kundërshtonte.

E donte të atin dhe i ati atë?.

-Nënkuptohet që prindi e do fëmijën e tij, e dinte që kishte aftësi, e dinte që ishte piktor, por sa më shumë rritej aq më shumë vështirësohej komunikimi.

-Psh,  kur ka vdekur i ati ka bërë një premtim para varrit. Atë ditë që do të varrosej Kristaqi binte shi i madh. Më fal,  gropa që ishte hapur ishte mbushur me ujë, me baltë dhe ujë. Kur e pa ky, Edi,  që aty do të fuste babain, në atë gropë të mbushur me baltë, tha jo.  Unë duhet të bej diçka për tim atë. Gjithë konfliktet gjithë zemër-thyerjet ju kujtuan, e mbaj mend si sot u rrënua fare, fare. Kërkoi të falur. ‘’Baba –tha, më fal’’, e dëgjuam të gjithë, diku gjeti një kovë, u fut vetë në gropë dhe e ka zbrazur gjithë ujin, e pastroi me shumë përulje. ‘’Tani- tha, të futet babai’’.

A e doni ju Edi Ramën.

– Unë di ta respektoj, ta vlerësoj drejt, por di të them edhe gjëra që i ka jo të mira

Për shembull?!

-Atë që thashë,  është i vështire, është shpërthyes, i papërmbajtshëm, por ama bën diçka.

A E do Shqipërinë thua???

-Shqipërinë ai e do, do ta bëjë. E do ndryshe, do ta bëjë; dhe kËtë e ka. Edhe të tjerët bëjnë diçka, nuk them. Vetëm të mendosh qË atë Lanën që ishte bërë banjë. I mori të gjitha parasysh,  që do ta shanin, do ta bënin,  i hoqi të gjitha. I prishi, me fal, aty  bënin drogë, por e prishi atë Lanë. Pallatet i leu. I dha një gjë tjetër Tiranës dha ndjenjë, një ndjenjë të bukur. Ai dëshiron të bëjë diçka, këtë e ka të fortë.  -Edi e ka bere historinë e tij. Edi ka ngelur ne histori.

Dmth të  mbetet tek mandati i dyte? A mendoni se  do të dorëhiqet, meqenëse e ka bëre historinë e vet. Te pyes se ju e njihni mjafte mirë, duket…

-Jo, jo. Nuk e besoj,  nuk e bën Edi ketë. Ai nuk e jep veten kollaj,  asnjëherë nuk thotë ‘u lodha’. Jo. Më  ka bëre përshtypje e shoqja, me një aftësi të jashtëzakonshme, me zgjuarsi…. Ka ndikuar shumë tek ai, unë  them se ai e pyet shumë të shoqen.

E shihni më të përmbajtur???

-Po, po.

Nëse Edi ndryshon, teknikisht, ndryshon,  bëhet njeri i butë???

Ah jo jo, Edi nuk mund të bëhet ndryshe…. Jo, jo , nuk mund të bëhet.

Nuk do të pëlqente ty  fare pastaj????!!

-Jo, jo, jo, është e çuditshme, por jo nuk do të pëlqehej ndryshe.

Të fundit

“Ka lindur për televizion”, menaxheri italian zbulon “të pathënat” e jetës së Heidit

Në një lidhje direkte mëngjesin e sotëm në “wake Up” ka qenë menaxheri italian i Heidit Daniele Fortuzzi i...

Ushqehemi me importe, rritje me 70% e frutave e zarzavateve në 3-mujor

Tani kur sezoni i parë i serrave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet në masë nga importet. Të dhënat...

Molotovopartia

Nga Artur Ajazi Sërish me molotov. Sërish me dhunë, sërish me provokime, me parrulla dhe presione ndaj uniformave të shtetit, ndaj institucioneve, ndaj organeve të...

Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë protestës së kësaj të premteje. Ajo...

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga PNUD...

Lajme të tjera

Web TV