Vrasja makabre e Marsel Osmanit në 2016/ Arrestohet pas 5 vitesh bashkëpuntori i pronarit të lokalit dhe truprojës  

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Korçës ka arrestuar pas 5 vitesh, Angel Miçanin si bashkëpunëtor në vrasjen e Marsel Osmanit në 2016 në një lokal me muzikë tallava.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në 29 gusht 2016, kur në lokal pronari Olsi Zyberi bashkë me truprojën Llazar Dine kanë rrahur me sende të forta Osmanin, duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja ishte tronditëse pasi viktimën e rrahën me shkop, e gjuajtën dhe me thikë mbrapa kokës si dhe e lidhën me makinë duke e tërhequr zvarrë për ta hedhur në kanal. Dyshohet se sherri nisi për një femër.

Lokali ndodhet në aksin Korçë-Bilisht, afër fshatit Dishnicë. Angel Miçani rezulton të ketë qenë bashkëpuntor i dy autorëve në vrasje.

 

 

 


Të fundit

Balla inspekton punimet për asfaltimin e rrugës së Polisit: Pas shtrimit të rrugës, Polisi do të fokusohet drejt agroturizmit

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra...

Caktohet relatori për çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, ja kush e merr detyrën

Sandër Simoni është caktuar relator i çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Simoni ka mbajtur postin e kreut të Gjykatës së Krimeve të Rënda,...

Kishin mbushur shtëpinë me para/ Arrestohen shqiptarët në Britani, sekuestrohen mbi 400 mijë paund (Emrat)

Dy shqiptarë në Britaninë e Madhe janë arrestuar dhe akuzohen për trafik droge dhe pastrim parash. Në pranga kanë rënë shtetasit Altjon Gjoni, 38 vjeç...

Pasi doli i zhveshur në kamera, deputeti bën skandalin e radhës gjatë procedurave parlamentare (Video)

Një ligjvënës kanadez ka kërkuar falje pasi u kap duke urinuar në kamera gjatë procedurave parlamentare virtuale, vetëm disa javë pasi ai u shfaq...

Yuri Kim frikëson politikanët pas vizitës ‘blic’ në SPAK: Do ndëshkohet kush ka bërë krime!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot në takim të papritur në SPAK, me drejtuesin Arben Kraja dhe drejtoren e BKH-së, Aida Hajnaj. Pas vizitës...

Lajme të tjera

Web TV