Shoqërohen 20 persona për vrasjen e Mond Çekiçit, fqinja rrëfen ngjarjen: I zbrazën dy karikatorë pa pushim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

20 persona janë shoqëruar në policinë e Durrësit, në lidhje me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm, ku u ekzekutua Edmond Koçi, ose siç njihej ndryshe Mond Çekiçi, anëtar i bandës së Durrësit.

Bëhet me dije se personat e shoqëruar po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Në lidhje me ekzekutimin e Edmond Çekiçit ka folur edhe një nga fqinjet e tij. Ajo shprehet se në fillim dëgjuan krisma kallashnikovi dhe pas pak filluan prapë pa pushim. Sipas saj autorët zbrazën dy karikatorë mbi të.

“Ka dy fëmijë, këtu ka një shtesë këtu herë jetonte, e herë jo nuk e ka përfunduar se ka pula e rosa andej nga mbrapa. krismat i dëgjuam. Dëgjuam dy herë kallashnikov, pastaj filloi prapë punë minutash, 2 karikator pa pushim, pastaj nuk dimë gjë”, tregon fqinja.

Kujtojmë që Edmond Koçit ditën e sotme iu bë atentat nga disa persona ende të paidentifikuar. Shoferi i tij ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe u ka treguar efektivëve të Policisë gjithë dinamikën e saj. Atentatorët i kanë prerë rrugën Koçit dhe shoferit të tij. Kur Mond Çekiçi ka dalë nga makina për të sqaruar ngjarjen, ai është ekzekutuar.

Të fundit

Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit

Kostot e larta të energjisë për institucionet publike janë një zë i konsiderueshëm i buxhetit në Bashkinë e Mirditës,...

I dha vulën e PD-së Berishës/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri. Emri i Zhukrit u lakua në pranverën e vitit 2022 për shkak të...

Efektet që kanë aktivitetet artistike në trurin e njerëzve në moshë

Për shumë prej nesh, ditët kur mund të krijonim diçka artistike, një pikturë, art crafts (punime artistike me dorë) apo diçka që vë trurin...

Arrestimi i këngëtarëve shqiptarë në Zvicër/ Mirë ua bënë, vinë e dredhin by**ët dhe…

Zbardhen detaje rreth aksionit të policisë zvicerane për arrestimin e disa personave në lokale nate, ku mes tyre ishin dhe këngëtarë shqiptarë dhe serbë....

Pse Meta është bërë agresiv? Analisti i njohur zbardh prapaskenat e bujshme

Analisti Ergys Mërtiri ‘në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ theksoi se Meta është bërë agresiv pasi duket qartë se ka një hall të madh...

Lajme të tjera

Web TV