Atentati ndaj ‘Mond Çekiçit’ në Durrës/ Dy persona organizuan ekzekutimin dhe humbën gjurmët në lagjet e qytetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy dyshohet të jenë personat e përfshirë në atentatin ndaj 43-vjeçarit Edmond Koçi mëngjesin e së shtunës në Durrës teksa udhëtonte me makinë me shoferin e tij në lagjen numër 16. Policia ende nuk i ka identifikuar autorët, por nisur nga dinamika e ngjarjes, hetuesit besojnë se 2 persona kanë organizuar gjithçka deri në vrasjen me 6 plumba kallashnikovi të Mond Çekiçit, pseudonimi me të cilin njihej ish-anëtari i bandës së Lulzim Berishës.

Pasi i prenë rrugën, njëri ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndërsa tjetri ishte shoferi, që e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes me automjet. “Benzi” me ngjyrë të zezë u gjet i djegur pak kilometra nga vendi i ngjarjes, në Katund të Sukthit. Pas këtij momenti, autorët janë larguar me një tjetër automjet.

Burime për Report TV konfirmuan se makina me të cilën u larguan autorët është gjurmuar deri në periferi të Durrësit dhe po punohet për të verifikuar destinacionin e radhës. Policia ka dyshime se makina është larguar përmes disa rrugëve dytësore, në disa fshatra të zonës, ndërsa për asnjë moment nuk është shfaqur të ketë dalë në autostradën Tiranë-Durrës. Mbetet e paqartë nëse autorët kanë ndërruar për herë të dytë makinën për të bërë arratisjen nga vrasja, detaj ky që pritet të verifikohet me këqyrjen e pamjeve të tjera të kamerave të sigurisë në zonë.

Një ditë më parë policia shoqëroi disa persona, mes të cilëve edhe eksponentë me precedent penal, por të gjithë u lanë të lirë. Kur kanë kaluar më shumë se 48 orë nga vrasja, hetimet ende nuk kanë zbardhur emra konkret, për shkak të mungesës së provave.

As dëshmia e shoferit të Çekiçit që është dëshmitar i ngjarjes, nuk hodhi dritë mbi ngjarjen, ndërsa vetë ai ka pësuar gërvishtje të shumta në trup dhe në fytyrë pasi u fsheh nëpër ferra në përpjekje për t’i shpëtuar plumbave.

Lexo edhe :  Rikja tregon se kush do të marrë çmimin e madh të BBV3

Hetimet për vrasjen e 43-vjeçarit Mond Çekiçi janë përqendruar në të kaluarën e tij kriminale, i dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV