Gazetarja zbulon kush e donte të vdekur Mond Çekiçin, grupi që po rivalizon bandën e Durrësit për ‘territore’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa ditët kalojnë dhe nuk ka asnjë të dyshuar mbi vrasjen e Edmond Koçit, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi, gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar se kush është grupi rival me Bandën e Durrësit, që vepron në periferitë e qytetit bregdetar.

Sipas Lalës ky grup që është krijuar në rrethinat e Durrësit, ka lidhje më kompakte mes anëtarëve, për shkak të lidhjeve të gjakut, dhe dyshohet se ka dorë në vjedhjen e serverit të Prokurorisë dhe postës së Durrësit.

“Banda rivale e bandës së Durrësit është një bandë që përmes korrupsionit shtetëror ka arritur të përvetësojë tokë në Hamallaj dhe te Gjiri i Lalzit. Është grup nga rrethinat e Durrësit. Kjo ngajrje mund t’i shkojë SPAK-ut për hetim. Pra është banda e Durrësit klasike, pra ajo që drejtohej nga Lul Berisha dhe më pas drejtohej nga Dokle, dhe presupozohet se Çekiçi i kishte zëvendësuar.

Grupi kundër është më pak i njohur në media, por është më kompakt pasi kanë lidhje familjare dhe fisnore, janë djem xhajesh, djem tezesh, dhe dyshohet se kanë lidhje me vjedhjen e serverit të Prokurorisë së Durrësit dhe postës së Durrësit pasi aty ka pasur të dhëna për tjetërsimin e pronave.

Të dy grupet rivale kanë lidhje të fuqishme në politikë, dhe kjo nuk është klishe. Çekiçi është mbështetur nga politika dhe ka qëndruar në hije. Nëse nuk shkëputen lidhjet e tyre me politikën nuk mund t’i godasë policia sado të kenë vullnet të mirë”, u shpreh Lala.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV